Entoni: Unë dhe lojtarët u sëmurën nga kondicionerët

November 30, 2022
1 minut lexim

Braziliani Entoni nuk mori pjesë në stërvitjen e kombëtares për disa ditë. Mesfushori i Man. Junajtedit është ndjerë keq, ka pasur të vjella. Sipas “Globo Esporte”, Entoni ka simptoma të ngjashme me gripin, por nuk është i izoluar nga kombëtarja e Brazilit. Braziliani tha se arsyeja që ka munguar në dy seanca stërvitore të kombëtares braziliane ka qenë ftohja për shkak të kondicionerëve, të cilët përdoren shumë në Katar.

“Nuk u ndjeva mirë për disa ditë, gjë që e bëri të vështirë stërvitjen. Për fat të mirë, po shërohem shpejt dhe tani jam shëruar plotësisht.

Kjo ndodhi për shkak të kondicionerëve.

Jo vetëm unë, por edhe djemtë tanë të tjerë patën kollë dhe dhimbje të fytit. Ishte shumë e pakëndshme të sëmuresh, por më vjen mirë që jam pjesë e rëndësishme e ekipit. Do të jem gjithmonë gati kur trajneri të ketë nevojë për mua,” tha Entoni për ESPN.

Sipas “Globo Esporte”, trajneri i brazilianëve Tite do të ketë një rotacion serioz në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. Brazili i garantoi vetes pjesëmarrjen në 1/8 e finales pas dy ndeshjve. Brazili do të luajë me Kamerunin më 2 dhjetor. Ndeshja do të fillojë në orën 20:00.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bekteshi në takim me delegacionin e biznesit gjerman: U prezantuan mundësitë për investime në burimet e rinovueshme të energjisë

Story i radhës

Sulmet kibernetike të Iranit, Gjykata “zbut” masën e sigurisë për 5 punonjës

Të fundit nga

ShkoLartë