Luis Enrique, ka treguar se cilët trajnerë i konsideron më të mirët në fushën e tij.
“Kush është trajneri më i mirë në botë, përveç meje?
Në fakt, ka shumë trajnerë që janë më superiorë se unë. Më pëlqen Pep [Guardiola], Jurgen Klopp, Carlo Ancelotti”, tha Enrique, i cili është trajner i kombëtares spanjolle që nga viti 2019 dhe më parë ka punuar te Barcelona, Celta dhe Roma.
Kombëtarja spanjolle do të luajë kundër Kosta Rikës në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Kupës së Botës në Katar. Takimi do të zhvillohet më 23 nëntor.