Enrique mund të rikthehet në Serie A

1 minut lexim

Luis Enrique mund të rikthehet sërish si trajner skuadre dhe sërish në Serie A.

Sipas “El Chiringuito”, trajneri spanjoll mund të marrë drejtimin e Juventusit që prej sezonit të ardhshëm.

Mediumi spanjoll gjithashtu bëri të ditur se klubi nga Torino ka nisur tashmë bisedimet me Enriquen.

“Zonja e Vjetër” thuhet se është e gatshme për t’i ofruar pagë vjetore prej 10 milionë eurosh ish-trajnerit të Romës e Barcelonës.

Kësisoj, 52-vjeçari do të zëvendësonte Massimiliano Allegrin, i cili nuk po bind krerët e Juventusit me rezultatet e tij këtë sezon.

Enrique është përzgjedhës i Kombëtares së Spanjës. Kontrata e tij me spanjollët skadon më 31 dhjetor të këtij viti.

Kështu, Kupa e Botës “Katar 2022” mund të jetë turneu i fundit për Luis Enrique në krye të Spanjës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këto dy javë do të dorëzohen shumica e teksteve shkollore të reja për klasën I, II, IV dhe V-të

Story i radhës

5 premtimet që çdo grua e fortë i ka bërë vetes, për të mos u kthyer në vajzën e dobët që ishte dikur

Të fundit nga