“Engjëjt e vdekjes” të Putinit, pilotet e ushtrisë ruse i bashkohen luftës, parakalojnë në kufirin ukrainas

November 1, 2022
1 minut lexim

Me kokën lart, pilotet femra të ushtrisë ruse u panë duke parakaluar gjatë fundjavës pranë kufirit me Ukrainën.

Siç raporton gazeta britanike “Daily Mail”, ushtarët femra të paraqitura janë trajnuar në trajtimin e avionëve të specializuar të luftës. Tani, ata po marrin pjesë në bastisjet ruse kundër qytetarëve ukrainas.

Nga ana e tij, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, shprehet me krenari se pilotet femra po vazhdojnë “me lavdi” një traditë prej vitesh…

“Pilotet ushtarake femra parakaluan në Krasnodar pasi u diplomuan në Shkollën e Lartë të Aviacionit Ushtarak Serov. Është një pikë referimi dhe një shembull për ato vajza që duan të ndjekin hapat e tyre”, tha ai.

Joseph Stalin ishte i pari që lejoi gratë të bëheshin pilotë dhe të luftonin gjatë Luftës së Dytë Botërore. 23 prej tyre u shpallën Heronjtë e BRSS.

Në vitin 2017, kur femrat pilot ushtarake përfunduan mandatin e tyre pesëvjeçar, kolonel Oleg Psela i uroi duke thënë

“Vajzat zakonisht janë shumë romantike. Ato janë të motivuara mirë, gjë që do t’u mundësojë të mësojnë se si të fluturojnë avionët tanë ushtarakë dhe të kryejnë detyrat e tyre si komandantë. Është një punë shumë e përgjegjshme të bëhesh pilot ushtarak. Është një profesion i vështirë, kërkon edhe vlera të larta morale.”

Pilotet e para femra të Forcave Ajrore që u diplomuan në akademinë ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore kishin hedhur monedha në ajër gjatë betimit të tyre për të shprehur emocionin e tyre.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hyn në fuqi “masa e qortimit” për targat në Kosovë, shtohet patrullimi në Mitrovicë

Story i radhës

“Lumturia po ju troket në derë”, nëntori do të sjellë shumë para për këto shenja të Horoskopit

Të fundit nga

ShkoLartë