​Endrit Krasniqi “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

October 24, 2022
1 minut lexim

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall , vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.

Çmimi i më të mirit për javën e 13-të i është dhënë futbollistit të FC Prishtina, Endrit Krasniqi.

Për futbollistin bardhekaltër kjo është hera e dytë që e fiton këtë çmim në këtë edicion.

Endrit Krasniqi u vlerësua për paraqitjen e mirë dhe për golin që e vulosi fitoren e Prishtinës në duel me Llapin (2:0) në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas marrjes së çmimit, Krasniqi u shpreh i lumtur që vitrinës së tij të trofeve personal ia shtoi edhe një tjetër çmim të ‘Yllit të Javës’.

Ky është një çmim i rëndësishëm për mua, pasi atë dëshirojnë ta fitojnë të gjithë futbollistët që janë pjesë e elitës. Kjo është hera e dytë gjatë këtij edicioni që shpërblehem me këtë çmim dhe shpresoj ta fitoj edhe herave tjera. FC Prishtina tashmë e ka kapur një seri pozitive të rezultateve, gjatë të cilës periudhë përveç punës sonë të madhe e kemi pasur përkrah edhe fatin. Uroj që të vazhdojmë me rezultate pozitive dhe dua t’i falënderoj të gjithë bashkëlojtarët dhe stafin për mbështetje”, ka theksuar Endrit Krasniqi për faqen zyrtare të FFK-së.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Ancelotti largon Modriçin nga lista e të ftuarve për ndeshjen me Leipizgun

Story i radhës

ASH-ja ka reaguar ndaj Alternativës

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë