Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes së MCC në SHBA, me q’rast edhe bie teza e antiamerikanizmit, opozita s’po arrin këndelljen.
Të njëjtit diletantë politikë me siguri thonin se Albini kurrë s’do bëhet kryeministēr, pastaj thanë se kurrë askush s’mund të fitojë mbi 50% të votave, të njëjtit po shohin ëndrra “qeveria do të bie në vjeshtë”.
Opozita e sotme, konkretisht LDK me servilizmin e Isa Mustafës, Arben Gashin, s’ka as të tashme dhe as të ardhme. Arbeni, shef i grupit parlamentar të LDK-së, i mbante ison PDK-së dhe klanit “Pronto”, nuk e ka kuptuar ende realitetin: nuk largohet Albini me njerëz si Arben Gashi, shkak pasojë e rënies së LDK-së, pikërisht se asnjëherë nuk e kanë pa realitetin ashtu siç është.
Realiteti në optikën e tyre ka prodhuar situata krejtësisht edhe qesharake me diskursin irracional “qytetarët nuk vendoain kush qeverisë”, me diskurs të njejtë nuk prodhohen situata të ndryshme, aq më pak ato të imagjinuara në kokēn e Arbenit, këtij servili të pandreqshëm.
Është e mjerë opozita që pret në një ditë vjeshte të ikin ca deputetë nga partia në pushtet për të kaluar në radhët e tyre me votat e të cilëve pastaj të rrëzohet qeveria, a e kupton çfarë agonie ndodhet kjo opozitë e pa reformuar me tendencat minimale të ndodhi një gjë e tillë.
Nuk rritet një parti edhe nëse kalon tek radhët e saj një deputet ose edhe dy.
Shkëputja me të kalurën, kërkim falja për gabimet e së shkuarës, reforma dhe vizion për të ardhmen me njerëz me tjetër mentalitet nga i Arbenit dhe sojit të tij brenda LDK-së.
E keqja LDK-së nuk i vjen as nga VV dhe nga askush tjetër, kancerin e ka brenda vetës, e ka të trashëguar nga Isa Mustafa me klanin e tij, pjesë e madhe ende në vendimarrje. Në mungesë të reformave brenda saj, LDK merret me utopi të rënies së qeverisë, si asnjë tjetër me mbështetjën më të madhe të qeverisë.
Edhe në rast se ndodh, hipotetikisht, VV prap del e para, jo se është e pagabueshme, përballë ka një opozitë të kalbuar, të pa reformuar e krejtësisht naive, ndonēse deri diku edhe të djallëzuar.
Arben Gashi, dhe shumë si ai, janë “meritor” pë fitoren e Albin Kurtit, respektivisht degradimin e LDK-së.