Ende nuk ka nisur procesi i votimit në Rrogozhinë

March 6, 2022
1 minut lexim

Nis procesi i votimit në një nga qendrat e votimit në shkollën Xhorxh Soros në Rrogozhinë. Në disa qendra të tjera ka probleme me funksionimin e kamerave, ende nuk ka nisur procesi.

Në disa prej tyre mungojnë edhe disa nga komisionerët e PD. 654,538 shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj në bashkitë Vorë, Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnje e Rrogozhinë mes kandidatëve të PS, PD dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë” të përbërë nga LSI dhe PDK.

Të zgjedhurit në këto votime do të kenë një mandat 1-vjeçar. 10,134 zgjedhës votojnë për herë të parë, ndërsa 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. Në të 6 bashkitë do të jenë 941 qendra votimi që do të jenë të hapura nga ora 07:00-19:00.

Në të gjitha qendrat e votimit do të jetë identifikimi elektronik, ndërsa në Vorë votimi dhe numërimi do të jetë elektronik ku rezultati do të bëhet me dije menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve. Për pesë bashkitë e tjera, rezultati pritet të dalë brenda 48 orëve ose më parë, ka njoftuar para disa ditësh kreu i KQZ, Ilirjna Celibashi. Zgjedhjet e pjesshme vendore u dekretuan nga Presidenti Meta më 20 janar të këtij viti për shkak të vakancave të krijuara nga dekriminalizimi apo dorëheqjet.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ja çfarë moti do të kemi sot

Story i radhës

Ushtria ukrainase: Po zhvillohen beteja të ashpra, i kemi zënë disa pilotë armiq

Të fundit nga

ShkoLartë