Gjermania mundi 7-1 Curacaon, ndërsa Holanda nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Japonisë. I ftuar në Botërori Amerikan në News 24, trajneri Shpëtim Duro bëri analizën e tij.
“Gjermania bëri detyrën dje, nuk është test duke patur parasysh nivelin nivelin e rivalit. Janë ndeshje që të krijojnë probleme, e patë se sa i lartë ishte presioni kur u barazua rezultati. Le të shikojmë në vazhdim.
Holandë- E dinim që do jetë ndeshje e fortë, e dinim këtë, ka lojtarë cilësorë. Më bën përshtypje Holanda, pasi ka pretendime. Nuk është e justifikueshme që të jesh dy herë në avantazh dhe të barazon.
Meritë edhe e Japonisë, që e vuri në vështirësi. Është e pafalshme, sidomos goli i dytë. Nuk më ngroh barazimi”- tha ai.
Burimi: botasot.info


