Tre instruktorë të kërcimit me litar (bungee jumping) janë akuzuar për vdekjen e një vajze 21-vjeçare në Brazil, e cila u hodh nga një urë 40 metra e lartë pa pasur të lidhur litarin e sigurisë.
Në total, policia ka arrestuar dhe marrë në pyetje gjashtë persona lidhur me këtë ngjarje tragjike të ndodhur të shtunën në Limeira, pranë Sao Paulos.
Sipas medieve braziliane, tre prej të arrestuarve, Luis Felipe Feliciano Egoroff (32 vjeç), Vitor de Freitas Goncalves (27 vjeç) dhe Maicon Fernandes Cintra (42 vjeç) tashmë akuzohen zyrtarisht për vrasje nga pakujdesia.
🇧🇷‼️🚨 WOMAN THROWN DOWN FROM BRIDGE – FORGOT ROPE
This is probably the stupidest way to die. You pay the guys to throw you down the bridge … but they are sloppy and forgot the rope. You fall to your death.
The tragic accident happened on Skeleton Bridge between Limeira and… pic.twitter.com/Hua1Hi8lLS
— Lord Bebo (@MyLordBebo) June 13, 2026
Besohet se të tre instruktorët shfaqen në një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale. Në pamje shihet momenti kur ata ngrenë peshë 21-vjeçaren Maria Eduarda Rodrigues de Freitas dhe e lëshojnë atë nga e ashtuquajtura “Ura e Skeleteve”. Vajza ra në mënyrë vertikale duke gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa litari i sigurisë duket se kishte mbetur i papërdorur mbi platformë.
Ngjarja e rëndë ndodhi para syve të të fejuarit të saj dhe shumë dëshmitarëve të tjerë që ndodheshin në zonë.
Dy nga instruktorët u larguan me vrap nga vendngjarja sapo kuptuan se çfarë kishte ndodhur. Ata u lokalizuan dhe u prangosën pak më vonë nga një helikopter ushtarak në një zonë të pyllëzuar aty pranë.
Gjatë marrjes në pyetje, dëshmitë e të akuzuarve kanë qenë tronditëse.
“Dy nga të dyshuarit kryesorë u shprehën se nuk u kujtohej nëse e kishin lidhur litarin apo jo. Ata pretenduan se nuk e mbanin mend se ku ndodhi gabimi dhe kush e kishte për detyrë ta siguronte vajzën”, deklarojnë autoritetet.
Instruktori i tretë, i cili po i mbante këmbët viktimës, u mbrojt duke thënë se ishte thirrur vetëm për të ndihmuar në momentin e hedhjes dhe nuk kishte përgjegjësi për pajisjet.
Tre personat e tjerë të ndaluar, të cilët ndodheshin pranë pikës së kërcimit vetëm për t’u shpërndarë biletat dhe byzylykët klientëve, u liruan më pas nga policia. Ndërkohë, pamjet e rënda të incidentit kanë shkaktuar një valë të madhe indinjate dhe zemërimi në opinionin publik vendas e më gjerë.
Burimi: botasot.info


