nga nje muaj paraburgim pese te dyshuarve per krime lufte ne rastin recaku ii 6a301ef6355ed

​Nga një muaj paraburgim pesë të dyshuarve për krime lufte në rastin “Reçaku II”

June 15, 2026
1 minut lexim

Gjykata Themelore në Prishtinë u caktoi masën e paraburgimit prej një muaji ndaj pesë të të dyshuarve për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas njoftimit të gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar ndaj të pandehurve me inicialet N.P., S.J., B.P., S.M. dhe S.S., pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria Speciale.

Të dyshuarit po hetohen nën dyshimin e bazuar se, në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

“Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse të pandehurit lihen në liri, mund të arratisen me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale, po ashtu duke marr parasysh se të gjithë të pandehurit janë edhe shtetas të Serbisë, ekziston rreziku real që të arratisen lehtë dhe të jenë të pa arritshëm për organet e drejtësisë, me çka do të pa mundësohet sigurimi i prezencës së tyre dhe do të pengohej rrjedha normale e procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pse bullgaria ndaloi furnizimin me arme te ukraines 6a301a6faa7eb
Lajmi i mëparshëm

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

ende nuk ka nisur boterori per gjermanine curacao sishte test duro barazimi i holandes nuk ngrohet kjo skuader 6a301f70103cb
Lajmi i radhës

“Ende nuk ka nisur Botërori për Gjermaninë, Curacao s’ishte test”, Duro: Barazimi i Holandës? Nuk ngrohet kjo skuadër

Të fundit nga

ShkoLartë