Ditë më parë, Enca Haxhia ka bërë të ditur se do të sjellë një realizim të ri muzikor që do të jetë bashkëpunim me këngëtarin kurd, Navid Zardi.
Ajo është duke e përgatitur këngën e re të titulluar “Kalle”, të cilën do ta sjellë të kompletuar nga ana vizuale.
26-vjeçarja ka paralajmëruar se projekti i ri do të jetë një hit, ndërsa tashmë e ka treguar edhe ditën e publikimit.
Të hënën, këngëtarja e ka publikuar një video në Instagram duke njoftuar se kënga e re do të publikohet të mërkurën (8 qershor).
Ndryshe, Enca i ka munguar për një kohë skenës dhe fansave të saj, duke qenë se kanë kaluar disa muaj pa lansuar këngë të re.