EMV i reagon Nikolloskit: Mekanizimi do të përdorohet vetëm kur është e nevojshme

Elektranat e Maqedonisë së Veriut kanë reaguar nga akuzave të sotme të nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, përcjell TV21.

Në lidhje me: Nikolloski kritikon Qeverinë: Për angazhimin e 10 buldozerëve në TEC Manastir për 18 muaj, do të paguhen 9.2 milionë euro

Prej atje dënojnë, siç thonë ata, insinuatat që sot në opinion po i bën nënkryetari i partisë politike VMRO – DPMNE, duke i paraqitur opinionit të dhëna të pjesshme dhe të paushallë nga një dokument që është në dispozicion të opinionit.

Prej atje po ashtu shtojnë se mekanizimi do të përdoret vetëm kur është e nevojshme për dinamikën e nevojshme për procesin e prodhimit në fabrikë. EMV rikujton se për herë të parë pas dy dekadave është blerë makineri për nevojat e saj.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Në Ferizaj ndizën qirinj për Liridonën/ Hysnije Mustafa bën thirrje të mbrohën gratë, bijat, motrat e nënat e këtij vendi

Story i radhës

 Alkaloid dhe SOS fshati i fëmijëve, një vit partneritet strategjik

Të fundit nga