Alkaloid dhe SOS fshati i fëmijëve, një vit partneritet strategjik

Kompania “Alkaloid”, gjegjësisht brendi “Bekutan” dhe fshati i fëmijëve SOS, shënojnë 1 vjetorin e bashkëpunimit strategjik. Bashkëpunimi për përkujdesjen e pesë fëmijëve prej 5 deri në 13 vjet, filloi në dhjetorin e vitit të kaluar dhe përfshin gjithçka që është e nevojshme për jetesën e fëmijëve pa përkujdesje prindërore në shtëpinë në Çento që mban emrin “Shtëpia  Becutan”. Gjatë vitit kompania ka ndarë një përqindje të caktuar të shitjeve nga koleksioni I fëmijëve dhe janë mbledhur mbi 2 milion denarë që do t’I dhurohen fshtatit të fëmijëve SOS. Drejtori i Përgjithshëm i Alkaloidit, Zhivko Mukaetov thotë se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

 “Filluam të ashtuquajturin projekt kumbarllëk që është në bashkëpunim me fshatin e fëmijëve SOS, ku kujdesemi për 5 fëmijë prej 5 deri në 13 vjeç dhe për gjithçka që është e nevojshme rreth jetesës së tyre këtu. Gjatë vitit është ndarë një përqindje e caktuar nga shitjet e koleksionit të fëmiijëve dhe u mblodhën mbi 2 milion denarë që do t’i dhurohen fshatit të fëmijëve SOS,” tha Zhivko Mukaetov, Drejtor i Përgjithshëm i Alkaloidit.

Burimi: ALSAT

Story i mëparshëm

EMV i reagon Nikolloskit: Mekanizimi do të përdorohet vetëm kur është e nevojshme

Story i radhës

Drita fiton Kupën e Federatës

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez