emshirit do ti nderrohet plani rregullues 622d1c610626c

“Emshirit” do t’i ndërrohet plani rregullues

March 12, 2022
1 minut lexim

Plani rregullues i lagjes “Emshir” i ndryshuar me 15 mars do të dërgohet në kuvendin komunal të Prishtinës, për t’u votuar.

Por, banorët e kësaj lagjeje, të mërkurën, protestuan para komunës duke kundërshtuar ndryshimin e këtij plani.

“Qe sa vjet s’jemi bo rehat. As që kemi mundë me ndërtu shtëpi a objekt shumëkatësh duke mos na lënë komuna”, u ankua gjatë protestës një banor.

Halli më i madh i banorëve është ulja e mundshme, aq sa kishin informacion, e koeficientit të ndërtimit, nga 2.4 në 1. Por i pari i Prishtinës, Përparim Rama, pas takimit me banorët, u premtoi se në këtë aspekt banorët nuk do të zhgënjehen.

“Koeficienti më i ulët ndoshta do të jetë 2.4, ka mundësi të shkojë deri në 3”, deklaroi para tyre Rama.

Ai tha se ka pas shkelje procedurale gjatë miratimit të dytë në kuvend të këtij plani, andaj sipas tij duhet të ndryshojë ky plan.

Banorët thanë se po i besojnë fjalëve të tij.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

balluku drejtuar operatoreve te naftes do e zgjidhim situaten apo tju djegin karburantet 622d1c5de537a
Story i mëparshëm

Balluku drejtuar operatorëve të naftës: Do e zgjidhim situatën apo t’ju djegin karburantet

kastrioti po e gjen formen ngadhenjen ne derbin me trepcen 622d217dedb51
Story i radhës

Kastrioti po e gjen formën, ngadhënjen në derbin me Trepçën

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë