Kastrioti po e gjen formën, ngadhënjen në derbin me Trepçën

Mobilizimi në prag të stinorit pranveror po sjell frytet për Kastriotin e Ferizajt.

Skuadra me traditë të shtunën e ka mposhtur Trepçën me rezultatin 35:29. Ndeshja e luajtur në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj i takoi javës së 20-të të Superligës A.

Ndeshja ishte e fortë dhe e luftuar deri në fund. Por më shumë shfaqën vendasit që kishin edhe përkrahje nga një numër i konsiderueshëm i shikuesve.

Kastrioti e nisi më mirë ndeshjen dhe pas 30 minutave lojë rezultati ishte 18:13. Pasoi një seri e mirë e vendasve në fillim të pjesës së dytë. Epërsinë e krijuar vendasit e kanë kontrolluar deri në fund, ndonëse mitrovicasit nuk janë dorëzuar në përpjekje për t’u afruar në rezultat.

Samid Mekiq me 12 gola ishte më efikasi te Kastrioti. 9 gola i realizoi Guilherme Da Silva. Por u dallua sidomos portieri Dardan Dugolli, që ka ndaluar shumë goditje të lojtarëve të Trepçës.

Muhamet Dubovci ishte më efikasi te Trepça, me 8 gola. Nga 5 i shënuan Sali Maxhera e Egzon Ademi.
Trepça mbetet e treta me 27 pikë. Kastrioti mbetet i pesti, por tani me 21 pikë. Kastrioti do të sfidojë Trepçën e Rahovecin për pozitat tre e katër.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Emshirit” do t’i ndërrohet plani rregullues

Story i radhës

Zelensky bisedon me kryeminsitrin izraelit për paqen e mundshme në Ukrainë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish