emri e moshuara ne devoll humb kontaktet me familjen vijon puna per kerkimin e saj 69206c2434b24

Emri/ E moshuara në Devoll humb kontaktet me familjen, vijon puna për kërkimin e saj

November 21, 2025
1 minut lexim

Në fshatin Proger të Devollit, një grua e moshuar ka humbur kontaktet me familjen, duke ngritur alarmin tek të afërmit dhe autoritetet lokale.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e moshuara vuan nga probleme të shëndetit mendor, çka ka shtuar shqetësimin për gjendjen e saj. Bëhet fjalë për shtetasen Flora Hoxha, 76 vjeçe.

Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë, të mbështetura edhe nga efektivë të ushtrisë, kanë nisur kërkimet në zonë për të gjetur gruan e zhdukur. Kontrolli po kryhet në terren dhe në zonat përreth fshatit, ndërsa vijon grumbullimi i informacionit nga banorët lokalë.

Autoritetet bëjnë apel që kushdo që ka informacion të ndihmojë në gjetjen sa më të shpejtë të së moshuarës. Kërkimet vijojnë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

fsk deshmon kapacitetet ne ushtrimin golden sabre 25 69206b8eb3fed
Lajmi i mëparshëm

FSK dëshmon kapacitetet në ushtrimin ‘Golden Sabre 25’

versioni i ri i google gemini 3 rindez garen e inteligjences artificiale 69206c50baaf0
Lajmi i radhës

​Versioni i ri i Google Gemini 3 rindez garën e inteligjencës artificiale

Të fundit nga

Pas Trump, Putin do të vizitojë Kinën

Presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Kinën shumë shpejt dhe përgatitjet për udhëtimin kanë përfunduar tashmë, ka thënë të enjten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Putin dhe presidenti kinez, Xi Jinping,
ShkoLartë