Emrat/ Shisnin 30 mijë euro 1 kg kokainë, 5 persona bien në pranga

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin kokainë në sasi të madhe.

Policia thotë  se gjatë aksionit janë sekuestruar 2.3 kg kokainë, 3 automjet dhe katër telefona celularë.

Sipas hetimeve, rezulton se këta perona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin kokainë në sasi të mëdha, dhe më pas e shisnin atë rreth 30 mijë euro kilogramin, në vende të ndryshme në Tiranë.

Të arrestuarit janë Donald Muhamuçi, Ermal Lamaj, Kostaq Murtaj, Olsi Mylka, Shemsi Proda.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ukraina: Rusia kreu sulme me dronë në shkallë të gjerë në Kiev

Story i radhës

​Ushtrimi më i madh ushtarak ndërkombëtar, në Kosovë nesër zbarkojnë njësi nga pesë vende të NATO-s

Të fundit nga