Emrat/ Aksion i policisë në një lokal, arrestohen dy biznesmenët

March 27, 2022
1 minut lexim

Dy persona, bashkëpronarë në një lokal u arrestuan pas një aksioni që zhvilloi policia e Lezhës aty, ku u zbulua se organizonin lojëra të fatit në mënyrë të paligjshme.

Media mësoi se blutë arrestuan në flagrancë shtetasit: Bledar Haçaj 33 vjeç dhe Idriz Kaloçi, 38 vjeç, banues në Lezhë, bashkëpronarë të lokalit në të cilin zhvillohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit.

“Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan 2 aparate celulare që përdoreshin për vënien e basteve sportive online”, tha policia.

Njoftimi nga Policia e Lezhës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Last minute”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Lezhë.

Sekuestrohen 2 aparate celulare që shërbenin për vënien e basteve sportive online.

Vihen në pranga 2 bashkëpronarët që kishin vënë në dispozicion ambientet e lokalit të tyre, për organizimin e lojërave të fatit.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last minute”.

Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-B. H., 33 vjeç dhe I. K.,38 vjeç, banues në Lezhë, bashkëpronarë të lokalit në të cilin zhvillohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan 2 aparate celulare që përdoreshin për vënien e basteve sportive online.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjiko akuzohet për abuzim me vajzën e mitur, skandali trondit martesën me Elitën?

Story i radhës

Një tragjedi shqiptare që nuk duhet harruar

Të fundit nga

ShkoLartë