Emisari Lajçak zhvilloi takime të ndara me Bislimin e Petkoviqin në Bruksel

July 19, 2023
1 minut lexim

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar ndaras me kryenegociatorin kosovar Besnik Bislimi dhe atë serb Petar Petkoviq, në Bruksel, raporton Anadolu.

Lajçak nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se në dy takimet me përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimorë janë diskutuar një listë çështjesh.

“Diskutuam një listë të gjatë të çështjeve të Dialogut duke filluar me zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe deeskalimin në veri. Diskutimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme”, theksoi Lajçak.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimit me emisarin Lajçak tha se është parë nevoja që të punohet edhe më tej në konkretizimin e disa dokumenteve që janë të rëndësishme për të siguruar një zbatim të plotë të Marrëveshjes Bazike.

Bislimi tha se emisari Lajçak ka menduar se një takim trilateral nuk mund të ndodhë në fazën aktuale sepse nuk garanton konkretizimin final të planit të zbatimit.

“Ne ia kemi listuar dhe dhënë me shkrim palës së BE-së të gjitha kërkesat tona, obligimet që mendojmë që duhet të bien mbi palën serbe dhe duhet të konkretizohen përmes planit të zbatimit dhe tani presim hapat e radhës”, theksoi Bislimi.

Tutje ai shtoi se tema e dytë e diskutimit me Lajçak ka qenë për personat e pagjetur, duke potencuar se “ka pasur disa komente të cilat janë mbështetur në përgjithësi nga Lajçak”.

I pyetur nga gazetarët sa i përket masave ndëshkuese të BE-së, ai tha se “dakordimi (i Bratisllavës) ka të bëjë me zbatimin e kërkesave të BE-së dhe u përgjigjet këtyre kërkesave”.

“Për ne ka qenë e qartë që nga fillimi që kjo është rruga për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës dhe është habi që ende nuk kemi një letër shpjeguese nga ana e Borrell që kërkon heqjen e masave nga ana e Komisionit Evropian”, theksoi Bislimi.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

30 ditë paraburgim për Ismet Gurin dhe një person tjetër

Story i radhës

Veliaj: Rrogozhinës i duhen njerëz punëtorë, jo njerëz që djegin shtëpinë e tyre

Të fundit nga

ShkoLartë