emiratet shkaterrojne dy raketa balistike te rebeleve huthi 61ee8d2a6e8e4

Emiratet shkatërrojnë dy raketa balistike të rebelëve huthi

January 24, 2022
1 minut lexim

Emiratet e Bashkuara Arabe thanë më 24 janar se kanë detektuar dhe shkatërruar dy raketa balistike të rebelëve huthi që kishin për cak kryeqytetin Abu Dabi.

Ministria e Mbrojtjes së Emirateve të Bashkuara Arabe nuk raportoi për viktima dhe tha se raketat ranë në dy rajone të ndara pranë Abu Dabit.

Një zëdhënës i rebelëve huthi, që mbështeten nga Irani, Yahya Sarea tha se raketat balistike kishin për cak bazën ajrore al-Dhafra në Abu Dabi.

Sarea tha se grupi po ashtu ka shënjestruar disa zona vitale të Dubait, duke përdorur dronë, por nuk specifikoi se cilat ishin këto caqe.

Ky ishte sulmi i dytë me raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe nga rebelët në Jemen, pasi ata javën e kaluar sulmuan një depo të karburanteve të Abu Dabi, duke vrarë tre persona dhe duke shkaktuar zjarr në një aeroport pranë kësaj depoje.

Ky sulm paraqiti një përshkallëzim të madh të konfliktit në Jemen.

Koalicioni i udhëhequr nga sauditët u kundërpërgjigj, duke sulmuar një qendër ndalimi, të udhëhequr nga rebelët huthi. Nga ky sulm ajror u vrarë të paktën 82 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Pas përshkallëzimit të situatës, Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara bënë thirrje për uljen e tensioneve.

Koalicioni i udhëhequr nga sauditët, ku përfshihen edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, intervenoi në Jemen në mars të vitit 2015, disa muaj pasi rebelët Huthi rrëzuan nga pushteti Qeverinë në Sanaa, të njohur ndërkombëtarisht.

Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara për një kohë të gjatë e akuzojnë Iranin se furnizon me pajisje ushtarake rebelët huthi, përfshirë edhe pjesë për dronë dhe raketa. Teherani mohon se i jep mbështetje financiare dhe ushtarake këtij grupi./REL

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

d0bed181d183d0bc d0bcd0b8d0bbd0b8d0bed0bdd0b8 d0b5d0b2d180d0b0 d19cd0b5 d181d0b5 d0bfd0bed182d180d0bed188d0b0d182 d0b7d0b0 d0b7d0b8d0bc 61ee8c1969361
Story i mëparshëm

Осум милиони евра ќе се потрошат за зимско одржување на улиците

arben 1 728x430 1
Story i radhës

Një mendje e ndritur – disa thënie të ndritura nga Arbër Xhaferi

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë