Një mendje e ndritur – disa thënie të ndritura nga Arbër Xhaferi

min lexim

Populli shqiptar kishte një mendje të ndritur në fund të shekullit 20 dhe në fillim të shekullit 21.

Arbën Xhaferi është një prej politikanëve e filozofëve më të mirë të kohës.

Por, le të rikthehemi në ato çfarë thoshte Arbën Xhaferi. Më poshtë keni disa thënie nga Xhaferi.

– Me që jetojmë në një botë, kohë të ndërveprimit të kulturave kombëtare, duhet konstatuar se shqiptareve u mungon kryesorja: propaganda kombëtare në planin ndërkombëtar.

– Në historinë politike shqiptare nuk ekziston, të paktën një broshurë propagandistike drejtuar kundër popujve të tjerë.

– Një popull që humb besimin te të gjitha autoritetet, siç ndodh me shqiptarët, e vë në dyshim qënien e vet, humb vetëbesimin, rezistencën ndaj asimilimit, kështu që përbuzja e vetvetes shoqërohet me adhurimin e tjetrit.

– Mjeshtëria që formon ose e deformon vetëdijen quhet propagandë.

– Shpeshherë më e vërtetë se e vërteta bëhet gënjeshtra, fjalët që paketohen bukur, sipas rregullave të propagandës.

– Anarkia është pasoja më e hidhur e lirisë, e demokracisë së keqpërdorur.

– Grekët kanë vënë zapt mbi periudhën antike, sllavët mbi periudhën mesjetare, turqit për pjesën tjetër, ndërkaq qenia shqiptare, gjithnjë e më shumë po merr trajtën e një të sëmuri paraplegjik, që nuk arrin të lëviz gjymtyrët qafë e tëposhtë.

– Kur religjionet e suspendojnë hyjnoren, atëhere zëri i këmbanës ose i muezinit, përjetohet si shpallje e luftës…

– Luftrat që përfundojnë pa fajtor, kurrë nuk përfundojnë as me paqe.

– Mjerisht, demokracia vetvetiu nuk e sjell lirinë, por liria hap shtegun për paraqitjen e demokracisë.

– Një popull shndërrohet në komb kur patriotizmi nuk është më çështje individuale, por çështje institucionale.

– Pluralizmi ka krijuar terren të përshtatshëm për relativizim të gjithçkaje.

– Serbët, por edhe të tjerët, i urrejnë shqiptarët për shkak të krenarisë së tyre.

– Si çdo njeri që synon të ketë një të kaluar të fisme, ashtu dhe çdo popull kërkon të ketë një të kaluar të lavdishme.

– Tipari kryesor i qytetërimit perëndimor, është dyshimi si metodë e zbulimit të së vërtetës, ndërkaq tipari kryesor i qytetërimit lindor është besimi i paluajtshëm ndaj autoritetit.

– Në politikë me rëndësi parësore është mjeshtëria e zgjedhjes së prioriteteve.

– Autonomia iu dha Kosovës për shkak të shqiptarëve e jo për shkak të serbëve.

– Një pjesë e madhe e popullit grek ka prejardhje shqiptare.

– Shpesh herë, paqja peshon si vlerë më shumë se interesat e tjera.

– Shteti i parë Serb është formuar në Rashkë dhe jo në Kosovë.

– Sot, në Kosovë dhe në vise, nuk mund të gjesh as 1% të shqiptarëve që janë pro serbë.

– Grekët, që nga koha antike e deri në ditët e sotme, kanë bashkëjetuar me shqiptarët duke u përzier me ta në vazhdimësi.

Story i mëparshëm

Emiratet shkatërrojnë dy raketa balistike të rebelëve huthi

Story i radhës

Qeveria i dhuroi Zaevit një super makinë të re

Të fundit nga