emiratet e bashkuara arabe refuzojme tarifat per te kaluar ne ngushticen e hormuzit 69fdc926615f6

Emiratet e Bashkuara Arabe: Refuzojmë tarifat për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

May 8, 2026
1 minut lexim

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë përsëritur me vendosmëri refuzimin e tyre për çdo formë takse ose tarife për kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit.



Kështu deklaroi nga Nju Jorku Përfaqësuesi i Përhershëm i Emirateve të Bashkuara Arabe në Kombet e Bashkuara, Mohammed Abu Shehab, gjatë një takimi mbi projekt-rezolutën e Gjirit dhe SHBA-së në lidhje me kalimin detar.

“Ne hedhim poshtë vendosjen e çdo tarife për kalimin në Ngushticën e Hormuzit. Këto rrugë ujore ndërkombëtare nuk duhet t’i nënshtrohen shantazhit”, tha Abu Shehab duke akuzuar Iranin për “vendosjen e minave dhe vendosjen e taksave” në zonë.

Diplomati theksoi se “kërcënimet dhe sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit nuk kanë ndalur”, duke e quajtur projekt-rezolutën, e cila bën thirrje për heqjen e minave, jetësore për të siguruar lirinë dhe sigurinë e lundrimit.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ne maqedoni ska raste te hantavirus 69fdb72d3a5cc
Lajmi i mëparshëm

Në Maqedoni s’ka raste të hantavirus

per lendim te rende trupor kobra dhe dy te tjeret denohen vetem me nga 5 mije euro gjobe nga gjykata e prizrenit 69fdca0a75cd7
Lajmi i radhës

Për lëndim të rëndë trupor, Kobra dhe dy të tjerët dënohen vetëm me nga 5 mijë euro gjobë nga Gjykata e Prizrenit

Të fundit nga

Në Maqedoni s’ka raste të hantavirus

“Për momentin, nuk ka raste të regjistruara, pasagjerë ose kontakte të ngushta të lidhura me Republikën e Maqedonisë së Veriut, as nuk ka ndonjë indikacion për rrezik për shëndetin publik në vend”,
ShkoLartë