Migrimi ka qenë një dukuri e vazhdueshme në historinë e njerëzimit. Por këto kohë ai është më i dukshëm, por edhe më i politizuar se kurrë më parë. Një sondazh i vitit 2016, zbuloi se shumica dërrmuese e njerëzve (80 për qind) do t’i mirëprisnin refugjatët, në përputhje me konventën e OKB-së për refugjatët të vitit 1951, sipas së cilësata që u ikin luftërave apo qëjanë seriozisht të rrezikuar të persekutohen për shkak të racës, fesë, kombësisë apo opinionit politik, kanë të drejtë të kalojnë kufijtë kombëtare dhe të kërkojnë azil në vendet e tjera.
E megjithatë, ka shumë më pak konsensus mbi njerëzit që emigrojnë për shkak të varfërisë, në kërkim të një të ardhmeje më të mirë. Të gjithë jemi të njohur me narrativat negative mbi të ashtuquajturit “emigrantë ekonomikë”, “që vijnë të na vjedhin vendet e punës”, “të mbingarkojnë sistemin e mirëqenies sociale” apo “të shkatërrojnë kulturën dhe vlerat tona”.
Edhe ata që i kundërshtojnë stereotipe të tilla të gabuara, mund të mos ndihen mirë me lehtësimin e kufizimeve kufitare dhe të vizave, për shkak të shqetësimeve mbi ekonominë. Emigrantët që përpiqen të arrijnë në vende të tjera përmes mjeteve“të paligjshme” cilësohenshpesh si “të papërgjegjshëm”, për shkak të përfshirjes edhe të fëmijëve në këto udhëtime të rrezikshme.
“Hunting the Essex Lorry Killers” (Në kërkim të autorëve të tragjedisë së Essex), një dokumentar i realizuar së fundi nga BBC, shqyrtoi rastin e vitit 2019,kur 39 emigrantë vietnamezë u gjetën të vdekur në pjesën e pasme të një kamioni frigoriferik në Essex të Britanisë së Madhe.
Dokumentari i mëshoi sërish konceptit popullor dhe të promovuar shpesh nga politikanët, sipas të cilitpërgjegjëse për këto vdekje tragjike janë bandat e trafikantëve. Sigurisht, ndërmjetësit e migrimit të paligjshëm, mund të bëjnë shumë para duke ofruar transportin epaligjshëm në këtë treg ilegal shumë problematik.
Por në një dokumentar tjetër, ku u intervistuan familjarët e atyre viktimave në Vietnam, babai i njërit prej viktimave dha një këndvështrim shumë të ndryshëm. Ai deklaroi se arsyeja psevdiq djali i tij ishte “vetëm për shkak të diferencës së monedhës, ai shkoi atje vetëm për këtëndryshim”.
Pra, ndërsa trafikantët kontribuojnë pa asnjë diskutim në migrimin e paligjshëm, shkaku kryesor është në fakt pabarazia globale. Kjo pabarazi po riprodhohet dhe përjetësohet nga shumë kompani shumëkombëshe, brenda një sistemi më të gjerë ekonomik, i cili është nëfunksion të përfitimit të drejtpërdrejtë të vendeve më të pasura dhe në mënyrë indirekte në kurriz të të tjerëve.
Si pjesë e kërkimit tim të vazhdueshëm, unë kam intervistuar shumë emigrantë vietnamezë pa dokumente që mbërrijnë në Britani për të gjetur punë, dhe për të dërguar para në shtëpitë e tyre. Shumica e tyre vijnë nga zonat rurale, që janë “lënë prapa”nga zhvillimi i shpejtë i qendrave kryesore metropolitane të Vietnamit.
Një opsion i zakonshëm në Vietnam, përfshin lëvizjen e njerëzve në një qytet të madh apo zonë industriale, për të punuar shumë gjatë, me turne rraskapitëse në një mega-fabrikë që monton pajisje elektronike për një pagë prej rreth 7-10 paund në ditë.
Kjo pagë cilësohet gjithsesi relativisht e mirë, në krahasim me pagën mesatare për punëtorët e pakualifikuar në Vietnam, e cila është rreth 110 paund në muaj. Por pa arsimimin e duhur apo lidhjet e duhura personale, është e pamundur që të ngjitesh në shkallaren e shoqërisë vietnameze.
Të intervistuarit e përshkruan këtë situatë si një “ngërç” që nuk ofron asnjë shpresë për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. Një raport i vitit 2017 zbuloi se punëtorët në një fabrikë të kompanisë “Samsung” në Vietnam raportuan lodhje ekstreme, gjendje të fikti, marramendje, madje edhe aborte për shkak të kushteve të këqija të punës.
“Samsung” i ka mohuar këto pretendime, duke deklaruar se “ofron shumë kujdes në vendin e punës, duke garantuar standartet më të larta të shëndetit, sigurisë dhe mirëqenies”. Por paskëtij pretendimi dhe një auditimitë brendshëm, “Samsung” miratoi gjithashtu një “plan veprimi për korrigjimin e situatës”.
Ndërkohë, kompania ka realizuar fitime të mëdha në Vietnam. Por diçka e tillë ndodh në të gjithë botën:korporatat shumëkombëshe përfitojnë nga krahu i lirë i punës në vendet më të varfra përmes zinxhirëve të furnizimit global.
Për shembull, një studim i vitit 2011 mbi një fabrikë të telefonave celularë iPhone në Kinë, zbuloi se kompania “Apple”paguante vetëm 1.8 për qind të vlerës së produktit të përfunduar për punëtorët e fabrikës, ndërsa kompania kishte një fitim të madh 58.5 për qind.
Që nga fundi i viteve 1970, 1 përqindëshi më i pasur i popullsisë së botës, e ka rritur pjesën e tyre të pasurisë globale nga 23 në 43 për qind. Katër njerëzit më të pasur në botë, vlejnë më shumë se i gjithë Vietnami.
Korporatat shumëkombëshe përfaqësojnë një vazhdimësi të shfrytëzimit historik, dhe zhvendosjes së pasurisë nga vendet në zhvillim drejt Evropës në epokën e kolonializmit, qëfinancoi fillimisht edhe rritjen dramatike të prosperitetit në Perëndim.
Në një botë të pabarabartë, ka shumë kuptim që njerëzit në vendet më të varfra dhe me mundësi të kufizuara, të tërhiqen nga rroga shumë më të larta në një vend më të zhvilluar, të gjejnë një punë me aftësi të ulëta, të punojnë shumë, dhe më pas të dërgojnë disa para në shtëpi.
Kjo mund t’i çojë emigrantët vietnamezë në Japoni, Tajvan, Korenë e Jugut, Gjermani, apo deri në Britani. Gjithsesi një lëvizje e tillë pengohet shpeshherë, duke i detyruar njerëzit të rrezikojnë jetën në vendkalimet kufitare.
Në intervistat që kam zhvilluar, emigrantët vietnamezë më thanë se mund të fitonin deri në 10 herë më shumë duke punuar në një dyqan gozhdësh në Mbretërinë e Bashkuar, sesa mund të shpresonin të fitonin në Vietnam. Prandaj nuk është për t’u habitur pse njerëzit do të dëshironin ta provonin fatin e tyre jashtë vendit.
Në fakt, duke marrë parasysh shfrytëzimin masiv të punës së vietnamezëve nga korporatat e huaja (gjë që e ka përkeqësuar pabarazinë globale), mund të argumentohet se emigrimi ekonomik është një çështje drejtësie, dhe se është e drejtë dhe e arsyeshme që emigrantët të kërkojnë një pjesë të vlerës së punës së tyre.
Pra, nëse vërtet duam që të reduktojmë migracionin, ne duhet ta trajtojmë këtë problem si një nënprodukt të pashmangshëm të pabarazisë, dhe të adresojmë shkaqet rrënjësore,dhe jo thjesht të fajësojmë trafikantët apo të “lajmë duart” përballë gjendjes së vështirë të emigrantëve.