Horoskopi nga Paolo Fox për ditën e të dashuruarve, çfarë ka parashikuar për ju

February 13, 2022
min lexim

Noa.al sjell parashikimin e Paolo Fox për të gjitha shenjat, për datën 14 Shkurt, e cila njihet dhe si dita e të dashuruave.

Dashi: Hëna është në anën tuaj dhe Marsi po afron, i cili do të jetë një muaj me sqarime të mëdha në dashuri. Në punë, përpiquni të merrni një moment për të reflektuar: më mirë bëni një bilanc dhe prishni marrëdhëniet që ju lëndojnë.

Demi: Kush është i ndarë mes dy historive në mars do të bëjë një zgjedhje. Në punë përpiquni të shmangni incidentet diplomatike. Mes jush ka edhe nga ata që po përpiqen të ndryshojnë jetën e tyre, ndoshta po planifikojnë të ndryshojnë grupe!

Binjakët: Mërkuri është në anën tuaj dhe dëshironi të keni njohje të reja. Në punë ka shumë për të bërë dhe ka probleme që lidhen me paratë. Por gjithçka do të zgjidhet (dhe së shpejti) falë Mërkurit, i cili do të jetë gjithmonë me ju.

Gaforrja: Në dashuri është më mirë të sqaroni diçka që nuk shkon rreth datës 17. Në punë për momentin jeni në një periudhë ngecje, por nuk keni faj. Jeni marrë me njerëz jo të besueshëm, por së shpejti do të lini pas krahëve çdo situatë.

Luani: Afërdita është neutrale, por Mërkuri po fillon një tranzit kundërshtimi: në dashuri do të shtohen fjalët, gjë që mund të lëndojë. Në punë vijnë lajme për ata që nuk kanë qenë prej muajsh në gjendje të mirë.

Virgjëresha: Në dashuri dita më e mirë për të përballuar situata të vështira është ajo e datës 17. Në punë nëse duhet të kërkoni diçka më të mirë prisni të enjten!

Peshorja: Në dashuri nuk duhet të kthehemi në të kaluarën për të kuptuar se kush ka të drejtë apo gabim: është e kotë, nuk të çon askund. Në punë do të vijë momenti për të bërë zgjedhje të rëndësishme, por kujdes nga të lindurit në shenjën e Gaforres apo Dashit.

Akrepi: Mërkuri është në një pozitë jo shumë të favorshme, në dashuri kushtojini vëmendje asaj që thoni veçanërisht nëse keni të bëni me të lindurit e shenjës së Ujorit ose Luanit. Në punë mos u jepni peshë provokimeve: ka shumë zili rreth jush!

Shigjetari: Hëna kthehet në anën tuaj, dita premton gjëra të mëdha. Në punë, stabiliteti dhe kreativiteti janë të mira, ndoshta është edhe koha e duhur për të bërë zgjedhje!

Bricjapi: Yjet kanë dalë krahë jush në aspektin e dashurisë, nëse ka ende diskutime të hapura, më mirë bëjeni nga 17, kur fati do të jetë me ju. Në punë, detyra të reja janë në rrugë e sipër: përpiquni të vlerësoni gjithçka me qetësi, në funksion të së ardhmes.

Ujori: Hëna sot është në opozitë, në dashuri ka diçka që nuk shkon: përpiquni të qëndroni të qetë deri të mërkurën. Në punë, sot duhet të luftoni kundër atyre që ‘ju duan keq’.

Peshqit: Disa diskutime apo probleme dashurie mund të zgjidhen këto ditë. Në punë, tani mund të rikuperoni një rol që keni humbur vitin e kaluar, por përpiquni të organizoni gjithçka!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tonali: Shoqëria na do dhe na mbron

Story i radhës

Emigrimi ekonomik: Problemi kryesor nuk janë trafikantët por pabarazia globale

Të fundit nga

ShkoLartë