Emigracioni, ekonomia dhe zgjedhjet italiane

min lexim

Italia zgjodhi të parën një parti të ekstremit të djathtë në zgjedhjet parlamentare të mbajtura gjatë fundjavës sëkaluar. Rezultati tregon se italianët janë të pakënaqur me realitetin në vend. Italia ka ekonominë e tretë më të madhe në Bashkimin Evropian, pas Gjermanisë dhe Francës, dhe realitetet e saj ekonomike dhe sociale, janë shumë të ndryshme nga vendet e tjera të nivelit të lartë të kontinentit, në kuptimin që ekonomia e saj është më pak produktive dhe gjeneron më shumë borxhe. 

Italianët besojnë, deri diku me të drejtë, se Banka Qendrore Evropiane po ndjek politika monetare, nga të cilat përfiton kryesisht Gjermaninë, e cila dëshiron të ruajë statusin e saj si kreditorja kryesore. Ndërkohë Italia mbështet një politikë shumë të ndryshme, atë të huave të lira, një preferencë kjo e arsyeshme duke pasur parasysh se është një debitore e madhe. 

Por BQE nuk mund t’i shërbejë të dyja interesave. Dhe duke pasur parasysh madhësinë e Gjermanisë, dhe performancën e saj ekonomike që është një element me shumë peshë nëmirëqenies financiare të Evropës, kjo që do të thotë se BQE duhet të mbështesë pozicionin gjerman.

Logjika na thotë se Italia do të zgjidhte një qeveri me një qasje të fortë opozitare, që e sheh BQE-në si një kërcënim për zhvillimin e ekonomisë italiane. Ne e kemi theksuar prej kohësh se tensioni midis Italisë dhe Gjermanisë mbi politikën monetare, do të përfaqësonte kërcënimin më të madh, dhe ndoshta më vdekjeprurës, për Bashkimin Evropian. 

Duke pasur parasysh dimrin që po vjen, politikanët evropianë do të mbrojnë interesat e votuesve të tyre, dhe për këtë arsye do të ndjekin politika të ndryshme. BQE-ja nuk do të jetë në gjendje t’i harmonizojë ekonomitë e Evropës. Dhe nëse vazhdon embargoja ruse, konkurrenca midis vende do të jetë shumë e madhe. 

BE-ja u krijua dikur për të siguruar paqen dhe prosperitetin, siç e shpall edhe vetë motoja e saj. Por sot paqja është e lëkundur, ndërsa prosperiteti po zhduket. Zgjedhjet e fundit në Itali,sinjalizojnë pikërisht një krizë të re. Ndërkohë, në këto zgjedhje doli në pah edhe një problem tjetër:emigracioni i paligjshëm. 

Me këtë çështje Evropa po përballet që nga viti 2015, kur një numër i madh emigrantësh myslimanë zbarkuan në kontinent. Në atë kohë, hapja ndaj emigrimit ishte një politikë e vetëBE-së, por zërat kundër ishin seriozë. Përkrahësit e kësaj politike, besonin se shtetet anëtare kishin detyrimin moral të pranonin emigrantët. 

Ndërkohë kundërshtarët argumentuan se sidomos vendet e pasura, pretendonin epërsinë e tyre morale në lidhje me këtë çështje, por pa e paguar realisht faturën. Për ta kuptuar këto çështje, do të përfshija përvojën time si një emigrant i ri në Shtetet e Bashkuara, diçka që e kam bërë edhe më parë. 

Unë jam vetë një emigrant, dhe sigurisht që nuk e kundërshtoj emigracionin. Njëkohësisht, unë e kuptoj presionin që ushtrojnë emigrantët mbi sistemin politik, ekonomik dhe social tënjë vendi, si dhe frikën e vendasve nga emigracioni. Dhe kjo frikë nuk mund të etiketohet thjesht si racizëm. 

Kostoja e emigracionit përballohet nga grupet që e kanë më të vështirë ta mbajnë këtë barrë. Por problemi nuk është vetëm financiar. Kur emigrantët mbërrijnë në një vend, ata nuk jetojnë midis të pasurve. Përkundrazi, ata jetojnë mes më të varfërve të shoqërisë, ku mezi mund të përballohet qiraja e një apartamenti.

Emigrantët janë gjithashtu të huaj, dhe shpesh nuk e kuptojnë vendin pritës. Shpesh prindërit shkojnë për të punuar në punë të rëndomta, dhe fëmijët e tyre kujdesen vetë për veten e tyre. Në mungesë të mbikëqyrjes prindërore, emigrantët nga i njëjti vend grumbullohen së bashku dhe pastaj nisin përplasjet, midis hebrenjve dhe portorikanëve, irlandezëve dhe zezakëve, italianëve dhe dominikanëve. U kryen krime, u grabitën banorët dhe banesat e tyre.

Problemi është se emigracioni është një përvojë brutale për të rinjtë, dhe ka një ndikim edhe më të tmerrshëm për banorët që ishin vendosur atje vite më parë. Ai ishte veçanërisht një makth për të moshuarit. Kushdo që mundi u largua. Kushdo që nuk mundi qëndronte brendanë shtëpi. 

Kjo ishte përvoja e emigrantëve, por edhe e klasës punëtore dhe pensionistëve. Në fakt nuk ishte faji i askujt, përveçse i atyre që e mbrojtën politikën pa e kuptuar se çfarë do të thoshte emigracioni në shkallë të gjerë, dhe që nuk bënë asnjë përpjekje për të zbutur krizën që shkaktoi.

Unë vura re të njëjtin model në Nju Jork, në Evropë dhe gjetkë. Mbrojtësit më të pasionuar të emigracionit nuk jetojnë në lagjet ku vendosen emigrantët, dhe as nuk e kuptojnë se çfarë do të ndodhë nga përplasja e kulturave apo se çfarë bëjnë adoleshentët e pambikëqyrur. 

Nëse asgjë nga këto nuk ndodh në lagjet e tyre, kjo nuk do të thotë që ata janë indiferentë ndaj kaosit; por thjesht nuk mund ta kuptojnë atë. Rritja e armiqësisë ndaj emigrantëve në Evropë do të forcohet më tej kur emigrantët të dërgohen në lagjet më të varfra në vendet më të varfra. 

Mos më ngatërroni me një kundërshtar të emigracionit. Unë jam këtu në Amerikë si emigrant. Por jam gjithashtu i vetëdijshëm se nuk ka asnjë memorial me emrat e atyre që kanë paguar për të. Çështja e emigracionit ekziston në të gjitha vendet. Por në Evropë, ajo është më përçarëse. 

Amerika është një komb emigrantësh, dhe të gjithë ne kemi një paraardhës që ka ardhur ose është sjellë këtu nga jashtë, me përjashtim të vendasve amerikanë, të cilët kanë qenë ata që kanë paguar koston e valës së parë tëkolonëve. Por unë e kuptoj qëndrimin italian për emigracionin, që mund të përmblidhet në thënien:“Lërini të gjithë të shkojnë në Gjermani!”. Dhe këtu problemi ekonomik takohet me atë të emigracionit, duke krijuar një problem të ri të fuqishëm të nxitur nga përbuzja e hapur ndaj atyre që kundërshtojnë emigracionin nga shtresat e larta morale. BE-ja do të përçahet nga këto çështje, dhe po ashtu edhe vendet e tjera. / “Geopolitical Futures”

Story i mëparshëm

Çfarë ndodh kur e lini duhanin

Story i radhës

Ukraina bën përparimin më të madh në jug që nga fillimi i luftës me Rusinë

Të fundit nga