emerohet drejtori i agjencise se mbikeqyrjes policore 623cc3cfda7ee

Emërohet Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

March 24, 2022
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muhamet Rrumbullaku.

Kreu i ri i AMP, ka një karrierë 29-vjeccare në strukturat e e Policisë së Shtetit, ku për disa vite ka mbajtur postin e Zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike, ndërsa më parë ka drejtuar Policinë e Tiranës e disa qarqe të tjera.

Njoftimi:

Me propozim të Ministrit të Brendshëm, Kryeministri Rama ka emëruar Drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, z. Muhamet Rrumbullaku.

Rrumbullaku ka një karrierë 29 vjeçare në strukturat e Policisë së Shtetit, ku për disa vite ka mbajtur postin e Zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike, ndërsa më parë ka drejtuar Policinë e Tiranës e disa qarqe të tjera.

Gjatë 3 viteve të fundit, ai ka drejtuar Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) duke orientuar punën për shndërrimin e këtij institucioni në nivelet e një institucioni bashkëkohor dhe me standardet më të larta europiane, punë e cila kulmon me miratimin në Kuvend të ligjit nr. 128/2021, i cili i hapi rrugë krijimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kosova shpartallon 5 0 burkina fason 623cc31ca1417
Story i mëparshëm

Kosova shpartallon 5-0 Burkina Fason

zgjedhja e prokurorit te shtetit po e shqeteson shoqerine civile ne kosove 623cc40eca077
Story i radhës

Zgjedhja e Prokurorit të Shtetit po e shqetëson Shoqërinë Civile në Kosovë!…

Të fundit nga

ShkoLartë