Zgjedhja e Prokurorit të Shtetit po e shqetëson Shoqërinë Civile në Kosovë!…

Organizatat jo-qeveritare Instituti i Kosovës për Drejtësi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Lëvizja Fol koalicioni si Organizatat e specializuara në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë të cilat me vite e monitorojnë sistemin Prokurorial të Kosovës janë pajtuar që së bashku të bëjnë monitorimin dhe vlerësimin e procesit të përzgjedhjes dhe emërimit të Prokurorit të Shtetit. Në bazë të raportit të këtyre organizatave i cili u paraqit sot para gazetareve, u tha se edhe përkundër rregullave Kushtetuese dhe ligjeve bazike të cilat duhet të promovojnë një proces të pavarur të drejtë dhe të paanshëm që garanton meritokracin në këtë garë kanë konkuruar gjashtë kandidat. Shoqëria Civile është tejet e shqetësuar në lidhje me zhvillimin dhe paraqitjen e kandidaturave për pozitën e Prokurorit të Shtetit. U tha se ka shqetësime se kandidatët e caktuar janë të përfolur për konflikt të interesit. Po ashtu ka vërejtje edhe në panelin e intervistimit të kandidatëve për Prokuror, rreth rezultateve të punës dhe integritetit të kandidatëve. Për shkak të kësaj situate Shoqëria Civile doli me këto rekomandime.  

1.Të anulohet komplet procesi i përzgjedhjes dhe emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit, për shkak të shkeljeve procedurale dhe efekteve të evidentuara nga koalicioni gjatë procesit të monitorimit dhe vlerësimit të këtij procesi. 

2. Komisioni vlerësues të publikoj vlerësimin me arsyetim mbi poentimin për secilin kandidat. 

3. I preferohet Këshillit Prokurorial të Kosovës të plotësojë dhe ndryshoj rregulloren për procesin e përzgjedhjes dhe emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit, dhe Kryeprokuroreve me theks të veçante formularin e koncept dokumentit.  

4. Të shpallet konkursi i ri duke vazhduar me praktikën e njëjtë të transparencës sa i përket publikimit të koncept dokumenteve dhe procesit të intervistimit.  

5. Pyetjet dhe koncept dokumentet të orientohen më shumë rreth pozitës së Kryeprokurorit dhe të formulohen në atë mënyrë që i vlerësojnë shkathësit dhe aftësitë se sa njohurit e përgjithshme. 

6. Intervista të jetë e strukturuar dhe ky nivel të ruhet gjatë gjithë procesit me të gjithë kandidatët. 

7. Tek elementi siq është vlerësimi i integritetit, paneli vlerësues sipas detyrës zyrtare duhet të hulumtojë të kaluarën e secilit kandidat duke paraqitur pyetje të njëjta për secilin kandidat të vlerësoj një cilësi të tillë pyetjet të bëhen në atë formë. 

Po theksojmë se vite me radhë sistemi i Drejtësisë në Kosovë ka qenë temë diskutimi në të gjitha nivelet e forumeve dhe institucioneve të shtetit. Prandaj është koha që më në fund Kosova ta gjejë personin adekuat, Prokurorin e Shtetit i cili ka integritet dhe është i gatshëm, dhe i guximshëm për ti luftuar dukuritë negative dhe për të bërë reformave në sistemin Prokurorial në dobi të qytetareve dhe Shtetit.  

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Emërohet Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Story i radhës

Ukrainasja: Dua që kumbara ime në Moskë ta shohë shtëpinë time të shkatërruar

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish