Emërimi i Kryeprokurorit – Lumezi i çon mesazh presidentes Osmani

March 23, 2023
min lexim

As pas 11 muajve, Blerim Isufaj nuk ka marrë “aminin” që i duhet për t`u emëruar Kryeprokuror i ri i Shtetit.

Çështja e kryeprokurorit të shtetit ka mbetur në sirtarët e Presidencës së Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani nuk e ka dekretuar atë për këtë pozitë dhe nuk ka në plan ta bëjë këtë pa u shterur të gjitha procedurat gjyqësore.

Për këtë çështje ka folur Ish-kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili thotë se prokuroria nuk ka kohë të presë më.

“Prokuroria e Shtetit nuk ka kohë për të pritur, për disa ditë do të bëhet një vit që është dërguar propozimi nga KPK tek Presidentja e shtetit për dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe ende nuk e kemi finalizimin e këtij procesi”, thotë Lumezi.

Lumezi kërkon nga Presidentja Osmani që të respektohet vlerësimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, duke u dekretuar kandidatin që e kanë propozuar këta të fundit.

“Propozimi i KPK-së i cili është i vetmi vlerësuesi dhe matës i integritetit dhe profesionalizmit të kandidatit të propozuar duhet të respektohet nga Presidentja dhe sa më parë pas përfundimit të procedurave gjyqësore është dashur të emërohet Kryeprokurori i ri i Shtetit, duke i respektuar kompetencat Kushtetuese për të siguruar funksionimin harmonik të organit të akuzës, i cili është institucion i pavarur me autoritet dhe përgjegjësi për ndjekjen penale të personave të dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre penale”, tha ish kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi

Lumezi u shpreh optimist se presidentja e vendit do t’i shërbejë drejtësisë.

“Besoj që Presidentja e Republikës do t’i shërbejë drejtësisë dhe ndërtimit të një sistemi prokurorial të drejtë dhe të pavarur”, deklaroi Lumezi

Këshilli Prokurorial i Kosovës kishte votuar unanimisht për Blerim Isufajn për Kryeprokuror të ri të Shtetit.

Isufaj ka marrë votat absolute të 11 anëtareve të KPK-së.

Por votimi i tij në krye të prokurorisë po kundërshtohet nga ambasadorët e huaj në Kosovë dhe organizata vendore.

Kjo sepse sipas tyre janë shpërfillur parimet për një proces të drejtë dhe meritor.

Kujtojmë se, konkursi për emërimin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit ishte shpallur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës më 12 janar 2022, kjo pasi Aleksandër Lumezit i përfundoi mandati më 21 prill 2022.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Miliarderi i Porsche kërkon divorcin nga bashkëshortja me demencë pasi 16 vitesh martesë, shkak sëmundja e saj!

Story i radhës

“Kur do të përfundojë lufta në Ukrainë?”/ Ministri rus i Mbrojtjes nuk bën zë, ul kokën dhe largohet

Të fundit nga

Disa mënyra për të përmirësuar kujtesën

Pothuajse të gjithëve mund t’ju ketë ndodhur të harrojnë diçka të një rëndësie të veçantë, shpesh pas ndonjë minute, pavarësisht se jeni përpjekur ta kujtoni me ngulm. E vërteta është se një
sqmken
ShkoLartë