Miliarderi i Porsche kërkon divorcin nga bashkëshortja me demencë pasi 16 vitesh martesë, shkak sëmundja e saj!

March 23, 2023
1 minut lexim

Shefi ekzekutiv i Porsche, Wolfgang Porsche do të divorcohet nga partnerja e tij pas 16 vitesh martesë.

Claudia vuan nga një sëmundje e ngjashme me demencën dhe 79 vjeçari e ka hasur vështirësi në të jetuarit me të për shkak të ndryshimeve në sjelljen e saj.

Për bashkëshorten e miliarderit janë 4 kujdestarë që kujdesen për të gjatë gjithë kohës, pasi ajo u diagnostikua me sëmundjen 2 vitet e fundit.

Wolfgang dhe Claudia janë bashkë që nga viti 2007 dhe u martuan në vitin 2019. Pasuria e familjes Porsche është vlerësuar në 20 miliardë euro.

Wolfgang gjatë muajve të fundit ka krijuar raport të ngushtë më shoqen e tij prej 25 vitesh, Gabriela Prinzessin zu Leiningen.59-vjeçarja, e njohur gjithashtu si Inaara Aga Khan, lindi në Frankfurt. Ashtu si gruaja e Porsche, Claudia, studioi drejtësi në Mynih dhe në Këln.

Ajo u martua me Princin Karl-Emich zu Leiningen në 1991, por çifti u divorcua në 1998. Atë vit ajo u martua me zviceranin Karim Aga Khan IV, 86 vjeç dhe u divorcuan në vitin 2014.

Wolfgang Heinz Porsche është një aksioner gjermano-austriak dhe kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Porsche Automobil Holding SE, si dhe i Porsche AG.

Ai ka katër fëmijë, dy nga regjisorja dhe skenaristja Susanne Bresser, me të cilën ishte i martuar midis 1988 dhe 2008.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“30 ditë agjërim ushqimor, por edhe për raportet intime,” sqaron besimtarja

Story i radhës

Emërimi i Kryeprokurorit – Lumezi i çon mesazh presidentes Osmani

Të fundit nga

Ndërpritet ndeshja

Ballafaqimi mes skuadrës nga Zelanda e Re, Auckland City dhe asaj argjentinase Boca Juniors është ndërprerë për disa kur rezutati ishte 1:1. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e tretë të

Sërish lëkundje tërmeti në kryeqytet

Janë ndjerë sërish lëkundje sizmike në kryeqytet. Sipas raportimeve paraprake, magnituda ka qenë 3.4 ndërkohë që thellësia e epiqendrës është 5 km. Epiqendra e lëkundjeve sizmike raportohet të jetë në Nikël. Ndërkohë
sqmken
ShkoLartë