Elon Musk tha se SpaceX do të vijojë të paguajë për internetin satelitor të Ukrainës

min lexim

Në Shtator SpaceX dërgoi një letër Departamentit Amerikan të Mbrojtjes duke kërkuar që Pentagoni të merrte përsipër koston e përdorimit të internetit satelitor të Starlink në Ukrainë.

Sipas CNN SpaceX kishte thënë autoriteteve Amerikane se ofrimi i aksesit në internetin satelitor të Starlink për qeverinë Ukrainase do ti kushtonte kompanisë 120 milionë dollarë për pjesën e ngelur të 2022 dhe 400 milionë dollarë në 12 muajt e ardhshëm.

“Nuk jemi në pozita për të dhuruar më tepër terminale për Ukrainën apo financuar terminalet ekzistues përgjithnjë,” shkruante kompania.

Tashmë shefi ekzekutiv i saj Elon Musk ka anuluar vendimin për ti kërkuar mbështetje Pentagonit duke shkruar në Twitter se SpaceX do të vazhdojë me financimin e shërbimit edhe pse Starlink po humbet para.

Musk konfirmoi përmes një cicërime atë çfarë i kishte thënë The Financial Times duke shtuar se SpaceX do të vijojë financimin e aksesit në internetin satelitor të Starlink pa afat.

Kur u përhap ky lajm, Musk doli në mbrojtje të kompanisë së tij duke thënë se SpaceX nuk po kërkon që Pentagoni të mbulojë edhe shpenzimet e kaluara.

Ai shpjegoi se SpaceX thjeshtë nuk mund të financojë sistemin ekzistues në Ukrainë duke dërguar mijëra terminalë sa herë që ato në përdorim shkatërrohen nga Rusia.

Ai shtoi se SpaceX harxhon 20 milionë dollarë në muaj dhe përveç ofrimit të shërbimit duhet të mbrohet nga sulmet kibernetike dhe prishja e sinjaleve satelitore. /PCworld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kush është zot shtëpie në LDK?

Story i radhës

Sot fillon skriningu për grupin “Konkurrencë dhe rritje gjithëpërfshirëse”

Të fundit nga