Pekini dhe Taipei kanë reaguar pasi shefi ekzekutiv i Tesla Elon Musk tha se Tajvani duhet të bëhet një zonë e veçantë administrative e Kinës.
Njeriu më i pasur në botë tha për një intervistë në Financial Times se ai se beson se dy qeveritë mund të arrijë një marrëveshje të arsyeshme.
Ambasadori i Kinës në SHBA vlerësoi qëndrimin e Musk por homologu i tij Tajvanez tha se liria nuk është në shitje.
Tajvani e konsideron veten një shtetet të pavarur por Kina e shikon si pjesë të territorit të saj.
Javën e kaluar Musk u vu në qendër të kritikave pasi shkroi në Twitter për përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës dhe me faljen e një pjesë të territorit Rusisë.
Komentet e Musk vinë ndërsa prodhues i makinave elektrike Tesla pati një muaj rekord shitjesh në Kinë.
“Rekomandimi im ishte krijimi i një zone të veçantë administrative për Tajvanin që do të ishte një marrëveshje e pranueshme nga dy palët por jo të gjithë kanë për të qenë të kënaqur me të.”
“Mendoj se mund të kenë një marrëveshje e cila ka më shumë lëshime sesa ajo e Hong Kongut.”
Në përgjigje të deklaratave të Musk ambasadori de-fakto i Tajvanit tha: “Tajvani shet shumë produkte, por liria nuk është një prej tyre.” /PCWorld Albanian