elon musk parashikon rritje te madhe te tesla ne 2022 61f2a1a2ed70d

Elon Musk parashikon rritje të madhe të Tesla në 2022

January 27, 2022
1 minut lexim

Shitjet e Tesla do të rriten me 50% në 2022 krahasuar me vitin e kaluar sipas ekzekutivit të kompanisë Elon Musk.

Prodhuesi i makinave elektrike raportoi një fitim rekord prej 5.5 miliardë dollarësh vitin e kaluar.

Shitjet e firmës u rritën me 71% në 53.8 miliardë dollarë në 2021 ndërsa shiti më shumë se 936 mijë makina.

Por kompania paralajmëroi se rritja do të ngadalësohej dhe problemet me zinxhirët e furnizimit në mbarë botën do të ndikonin tek kapaciteti prodhues i Tesla.

Musk tha se 2021 ishte një vit rekord për Tesla dhe makinat elektrike në tërësi. Ishte zinxhiri furnizues faktori kryesor që ndikoi në rritjen e prodhimit dhe shitjeve dhe me shumë gjasa do të vazhdojë në 2022.

Tesla operon dy fabrika, një në Kinë dhe një në Teksas të Shteteve të Bashkuara ndërsa një e tretë po ndërtohet në Berlin.

Fabrikat pritet të rrisin kapacitetet prodhues në mënyrë dramatike. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

anulohet vizita e ministrit malazez radulloviq ne shkup 61f29fdd25002
Story i mëparshëm

Anulohet vizita e ministrit malazez Radulloviq në Shkup

mpj me kerkese te podgorices eshte anuluar vizita e ministrit radulloviq ne shkup 61f2a1e93d9ca
Story i radhës

MPJ: Me kërkesë të Podgoricës është anuluar vizita e ministrit Radulloviq në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë