elon musk lanson grokipedian rivalin me te madh te wikipedias 69011cb15e466

Elon Musk lanson Grokipedian, rivalin më të madh të Wikipedias

October 28, 2025
1 minut lexim

Elon Musk dhe kompania e tij xAI lansuan Grokipedia të hënën, duke e njoftuar atë në fillim të tetorit si një konkurrent të enciklopedisë online Wikipedia.

Emri Grokipedia vjen nga chatbot-i Grok i xAI-së, për të cilin Musk pretendon se “kërkon të vërtetën maksimale”.

Versioni 0.1 që nga mbrëmja e së hënës kishte tashmë më shumë se 885,000 përkufizime krahasuar me më shumë se shtatë milionë në versionin anglisht të Wikipedia-s.

Në një mesazh të postuar në Xu, Musk premtoi mbërritjen e afërt të versionit 1.0, “dhjetë herë më i mirë” se 0.1, i cili është tashmë “më i mirë se Wikipedia sipas mendimit të tij”.

Një javë më parë, sipërmarrësi vendosi ta shtyjë lëshimin e Grokipedias me disa ditë, megjithëse u njoftua në fund të shtatorit dhe e justifikoi vonesën me nevojën për “punë shtesë për pastrimin e propagandës”.

Ashtu si zyrtarët republikanë, Elon Musk ka kritikuar vazhdimisht Wikipedia-n për disa vjet. Në vitin 2024, ai shkroi se faqja ishte “e kontrolluar nga aktivistë të së majtës ekstreme” dhe i nxiti njerëzit të ndalonin së dhuruari për platformën.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kur pritet te ekstradohet ne kosove i arrestuari ne britani per vrasjen ne hajvali 69011be4d7ad6
Lajmi i mëparshëm

Kur pritet të ekstradohet në Kosovë i arrestuari në Britani për vrasjen në Hajvali

pamje nga uragani me i fuqishme qe ka goditur ndonjehere
Lajmi i radhës

Pamje nga uragani më i fuqishme që ka goditur ndonjëherë Xhamajkën

Të fundit nga

A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

Gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar në disa media raportime lidhur me një koncert të Nora Istrefit të planifikuar në Chicago, ku janë ngritur pikëpyetje rreth organizimit të tij dhe disa pagesave të
ShkoLartë