Elon Musk bëhet zyrtarisht CEO i Twitter

November 1, 2022
1 minut lexim

Tani që Elon Musk ka në pronësi Twitter, ka vendosur të nisë sundimin e tij zyrtarisht si CEO i kompanisë. Në një aplikim pranë autoriteteve Amerikane, Twitter zbuloi Elon Musk si shefin ekzekutiv të saj.

Lajmi vjen së bashku me shkrirjen e bordit të kompanisë me largime masive nga puna të ekzekutivëve përfshirë ish CEOn Para Agrawal.

Nuk dihet për sa kohë Musk do të mbetet CEO i kompanisë. Ai tha se posti aktual është i përkohshëm por nuk ka dhënë më tepër detaje.

Musk aktualisht drejton Tesla, SpaceX, The Boring Company dhe Neuralink, që do të thotë se koha e tij mund të mos premtojë për të drejtuar një tjetër kompani.

Bashkëthemeluesi i Twitter Jack Dorsey ka transferuar aksionet e tij tek kompania e re e Musk duke shprehur në një farë mënyre mbështetjen e tij.

Që në javën e parë që mori Twitter, Musk ka premtuar ndryshime masive nga ai i lidershipit, tek largime nga puna, tek një këshill moderimi që do të marrë vendime të rëndësishme.

Një prej tyre është edhe mundësia e rikthimit të Vine apo verifikimi me pagesë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Test: Zgjidhni një planet dhe zbuloni personalitetin tuaj të vërtetë

Story i radhës

Kryeministri Kovaçevski për “BBC-në”: Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor

Të fundit nga

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë ndikime të rëndësishme në politikën amerikane dhe globale.

Alexander Isak, objektiv i PSG-së

Paris Saint-Germain vazhdon planifikimin e skuadrës me synim sezonin e ardhshëm, dhe fokusi kryesor është përforcimi i sulmit. Sipas thashethemeve të fundit, klubi parisien ka një objektiv të qartë: Alexander Isak, sulmuesi
ShkoLartë