Elita e re politike e PD-së ka mbështetjen e SHBA-ve

October 27, 2022
min lexim

Është mëse e qartë se SHBA-të duan Elitën e Re politike në PD, e duan këtë sepse duan dhe e mbështesin Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit; e duan këtë sepse duan që Shqipëria të ndahet nga e kaluara komuniste; e duan dhe e mbështesin SHBA-të Eliten e Re politike të PD-së sepse vetëm kështu ndëshkohet e largohet nga pushteti Edi Rama,ky keqbqëbërës i madh publik e kombëtar.

Sa më shumë që të zvarriten në politikë Berisha e Meta aq më shumë qëndron dhe zgjatet në pushtet Edi Rama. Dhe këtë e dëshiron edhe Edi Rama, mosndëshkimin e korrupsionit dhe qëndrimin në politikë të Berishës e të Metës, sepse kjo e mban atë në pushtet dhe “Trekëndëshin e Bermudës” ne politike.

Politika amerikane mbështet Eliten e Re politike të Partisë Demokratike sepse SHBA dëshiron edhe integrimin e Shqipërisë.

Shikoni se cfarë thonë e daklarojnë SHBA: ato përditë kërkojnë luftë kundër krimit e korrupsionit, ndëshkim dhe dëbim nga politika të fantazmave të komunizmit,ishspiunët e ishregjimit si dhe hajdutët, të inkriminuarit e të korruptuarit.

Lulzim Basha, “meriton respekt”, pas vendimit për të përjashtuar ish-kreun e vjetër, Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së pas shpalljes së tij “non grata” nga Departamenti amerikan i Shtetit.

“Partia Demokratike ka guximin të shkëputet nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen, për të ndihmuar në çuarjen përpara,” shkruhet në deklaratën e ambasadës në rrjetin Twitter, të premten.

Më pas ambasada thekson se SHBA-ja do të vazhdojë të bashkëpunojë me opozitën për të forcuar marrëdheniet mes vendeve.

“SHBA-ja ka pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe ne mezi presim të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri,” përfundon deklarata.

Kjo deklaratë e Ambasadës është një mbështeje e fuqishme për elitën dhe për Partinë Demokratike të Shqipërisë, për Bashën si ishkryetar me të cilët SHBA shprehet se “Partia Demokratike ka guximin të shkëputet nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen, për të ndihmuar në çuarjen përpara”.

Këtë besoj se e kuptojnë edhe foltoristët.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem në Tiranë, është vizita ime e parë në Shqipëri dhe më kanë rezervuar një mikpritje shumë të ngrohtë. Isha gjithashtu i lumtur që kisha mundësi të takohesha me opozitën dhe ata kanë shprehur angazhimin e tyre ndaj NATO-s, integrimit europian dhe luftës ndaj korrupsionit. Jemi gjithashtu të kënaqur që jemi pjesë e kësaj, përfshirë dhe përpjekjet tona të forta kundër korrupsionit, përfshirë sanksionet. Por për ta kthyer këtë në realitet do të nënkuptoj dhe kërkoj një përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare. Pres me kënaqësi të zhvilloj takime të tjera pasdite dhe gjithashtu pres me kënaqësi vijimin e marrëdhënieve me PD, gjithashtu pres me kënaqësi që të takoj zotin Basha në Ëashington sa më shpejt” – tha Escobar.

Pra, SHBA takojnë dhe njohin si opozitë PD-në institucionale dhe nuk takojnë foltoristët që kanë uzurpuar Selinë e Partisë Demokratike.

Zëri i Amerikës: Zoti Escobar, situata në selinë e partisë kryesore të opozitës në Shqipëri, Partisë Demokratike u bë e dhunshme fundjavën e kaluar. Çfarë mendimi keni për atë që ndodhi atë ditë dhe në përgjithësi për atë që po ndodh në Partinë Demokratike?

Gabriel Escobar: Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit në një përpjekje për të marrë nën kontroll një parti politike. Dhe ne e dënojmë këtë. Ne jemi të bashkuar me partnerët tanë evropianë në dënimin e (dhunës) dhe shpresojmë që të mos ndodhë më. Gjithashtu u bëjmë thirrje autoriteteve të ndjekin penalisht çdo person që është i përfshirë në dhunë politike.

Zëri i Amerikës: Ju thoni se shpresoni që të mos ndodhë më, por zoti Berisha ka thënë se nuk do të heqë dorë nga përpjekjet e tij…

Gabriel Escobar: Kjo është për të ardhur keq dhe mendoj se qëndrimi ynë për zotin Berisha është tashmë shumë i qartë.

Zëri i Amerikës: A jeni të shqetësuar për fatin e Partisë Demokratike? Ishte partia e parë që u krijua pas rënies së komunizmit, që solli pluralizmin dhe tani ajo është në një pozitë tejet të dobësuar.

Gabriel Escobar: U takon votuesve të përcaktojnë se në ç’pozitë janë partitë politike në Shqipëri. Është për të ardhur keq që megjithëse ne e konsiderojmë Partinë Demokratike një partner të rëndësishëm në Shqipëri, jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm i yni në këto momente.

Zëri i Amerikës: Në çdo vend opozita është jetike për ta vënë qeverinë para përgjegjësisë. Dhe ka nga ata që thonë se me atë që po ndodh tani me Partinë Demokratike, nuk po i kushtohet vëmendje mbikqyrjes së qeverisë dhe kryeministrit në Shqipëri, se si po e bëjnë ata punën e tyre. A është kjo shqetësuese për ju?

Gabriel Escobar: Unë besoj se çdo vend evropian, ashtu si edhe vendi ynë duhet të ketë një opozitë të shëndetshme. Besoj se Partia Demokratike aktuale e ofron një gjë të tillë. Unë kam një marrëdhënie të mirë me zotin Basha. Kështu që do të thoja se ajo që po ndodh në rrugë nuk reflekton në të vërtetë atë që është tani Partia Demokratike. Kështu që shpresoj që votuesit të kuptojnë, që votuesit ta refuzojnë këtë lloj sjelljeje. 

Pra sic konstatohet z. Eskobar, shprehet qartë dhe hapur se SHBA ka partner Bashën dhe Alibeajn, Tabakun , Bardhin dhe elitën e re politike të Partisë Dmokratike, gjë që e ripërsërit edhe në intervistrën tjetër në Tetor 2022. Dhe tani pas daljes së dosjes së spiunit të sigurimit të Ilir Metës,kuptohet se elita e re politike e PD-së është ajo e cia do të sjellë ndryshimin dhe se ndëshkimi dhe largimi I qeverisë super te korruptuar Rama është i pashmangshënm, ndoshta edhe me zgjedhje të parakohshme.

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri ka patur kundërshtime dhe kritika ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, si arkitektë të reformës në drejtësi, veçanërisht nga opozita, duke i kritikuar Shtetet e Bashkuara për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë. Por kohët e fundit kemi parë edhe një element të ri, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një fjalim të ditëve të fundit tha, ndonëse nuk e përmendi me emër, por kuptohej, që e kishte fjalën për ambasadoren amerikane, ku u shpreh se “disa ambasadorë të huaj ndihen në gjykatat tona si në shtëpitë e tyre dhe kanë luksin të ndajnë publikisht pëlqimin, ose mospëlqimin e tyre me vendimet e gjykatave”. Cili është reagimi juaj?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Ajo që bën ambasadorja jonë atje është shumë përfituese për Shqipërinë. Ajo është personi kryesor për marrëdhëniet dypalëshe. Gjithshka që ajo bën, është në bashkëpunim shumë të ngushtë me Departamentin e Shtetit. Këto nuk janë qëndrime individuale, janë qëndrime institucionale.

Dhe duhet të theksoj se çështjet e korrupsionit, çështjet e krimit të organizuar, kanë prekur gjithë rajonin, jo vetëm Shqipërinë, pra është e rëndësishme që të bashkëpunojmë për t’iu kundërvënë këtyre kërcënimeve.

Zëri i Amerikës: Dua t’ju pyes edhe për statusin e demokracisë në Shqipëri. Opozita, është në një gjendje të çorganizuar që pas shpalljes non-grata të ish Presidentit Sali Berisha. Vendimi e rigjallëroi atë, ai drejton sot partinë, ose të paktën shumicën e partisë. Mund të argumentohet se vendimi ndaj tij, në një farë mënyre pati efektin e kundërt, veçanërisht po të kihet parasysh se nuk u shoqërua me ngritje akuzash nga organet e drejtësisë. Si e ndihmojnë vendime të tilla betejën kundër korrupsionit në Shqipëri?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Vendimi për ta përcaktuar atë ishte një vendim institucional. Nuk ishte një vendim individual dhe nuk ishte një vendim politik. Ishte një vendim që ne e morrëm për shkak të korrupsionit që gjetëm. Unë do t’u bëja thirrje institucioneve në Shqipëri ta shqyrtojnë këtë. Por dua të them, se ne ende kemi partnerë të mirë në Partinë Demokratike, ne duam që Partia Demokratike të jetë një kontribues i fortë dhe i rëndësishëm i stabilitetit politik në Shqipëri. Unë do t’u bëja thirrje mbështetësve të Partisë Demokratike të mendojnë për imazhin që përcjellin, nëse do të kishin në krye njerëz, që janë përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsion”.

Pra, për SHBA-të partnere e tyre është Partia Demokratike institucionale, ajo e drejruan nga elita e re politike Basha, Alibeaj, Tabaku, Bardhi etj.Dhe besoj se z. Eskobar në intervistat e tij e ka thënë shumë qartë këtë dhe nuk ka nevojë as për interpretime dhe as për shpjegime, dhe foltoristët bëjnë sikur nuk e kuptojnë këtë dhe këto të vërteta të mëdha, sepse foltoristëve u pëlqen vetëm këndvështrimi dhe interesi i tyre personal.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Austria e Hungaria duan paqe të shpejtë mes Ukrainës e Rusisë

Story i radhës

68 raste të reja, tre të vdekur nga KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

ShkoLartë