elbert krasniqi komunave u jane kthyer parate me investime asociacioni duhet te jete ze i 38 komunave jo vetem i disave 6a89fd357059f

Elbert Krasniqi: Komunave u janë kthyer paratë me investime, Asociacioni duhet të jetë zë i 38 komunave, jo vetëm i disave

August 22, 2026
1 minut lexim

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryetarit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, lidhur me mbështetjen financiare për komunat.

Krasniqi ka thënë se në mungesë të fakteve mbeten vetëm akuzat, duke kundërshtuar pretendimet se qeveria ua ka marrë komunave mjetet financiare.

Sipas Krasniqit, vendimi për orientimin e 25 për qind të mjeteve të mbetura në një program tjetër investimesh është marrë duke u bazuar në legjislacionin për menaxhimin e financave publike.

“Le të jemi të qartë: këto mjete nuk u zhdukën dhe nuk u morën nga ministria. Ato përsëri u kthyen në komuna, përmes projekteve investuese që synojnë përmirësimin e drejtpërdrejtë të jetës së qytetarëve. Sepse kështu e thotë ligji dhe kështu ka ndodhur” shkruan Krasniqi.

Ai madje thotë se Asociacioni duhet të jetë zë i të gjitha komunave, dhe jo vetëm disa prej tyre.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fshtrat e kercoves afer autostrades kercove oher po mbushen me mbeturina 6a89e6b2486fd
Lajmi i mëparshëm

Fshtrat e Kërçovës afër autostradës Kërçovë-Ohër po mbushen me mbeturina

presidenti begaj viziton arbereshet ura e gjalle e miqesise historike shqiptaro italiane 6a89fdafdd611
Lajmi i radhës

​Presidenti Begaj viziton arbëreshët: Ura e gjallë e miqësisë historike shqiptaro-italiane

Të fundit nga

ShkoLartë