elbasani zgjeron harten e turizmit 6a2425d24c150

Elbasani zgjeron hartën e turizmit

June 6, 2026
1 minut lexim

Me mbi 32 mijë vizitorë të regjistruar deri tani, ende pa nisur piku i sezonit turistik, Bashkia e Elbasanit synon një rritje prej më shumë se 20% krahasuar me një vit më parë dhe këtu nuk përfshihet turizmi tradicional kurativ i llixhave.

Për t’iu përgjigjur këtij interesi në rritje, strategjia e bashkisë fokusohet te diversifikimi i ofertës turistike, duke ndërthurur trashëgiminë kulturore me aktivitetet, eventet dhe gastronominë lokale.

Interesi mbetet Muzeu Etnografik, i cili pas ristrukturimit, pasurimit të fondit dhe zgjerimit të shërbimeve ka shënuar numër rekord vizitash. Paralelisht, oferta turistike po zgjerohet drejt zonave rurale si Gjinari dhe Funari, që po kthehen në qendra të turizmit të aventurës, ekoturizmit dhe pushimeve familjare përmes bujtinave dhe strukturave mikpritëse.

Për ta bërë më të lehtë aksesin drejt këtyre destinacioneve për ecje, kamping dhe aktivitete në natyrë, bashkia po investon në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e pikave informuese.

Në fushën e trashëgimisë kulturore, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Institutin e Trashëgimisë Kulturore, po punohet për mirëmbajtjen dhe rivlerësimin e mozaikut antik të qytetit. Ndërkohë, një nga asetet më të rëndësishme mbetet Kalaja e Elbasanit, një monument i rrallë që vazhdon të jetë i banuar.

Objektivi final, sipas drejtuesve vendorë, është rritja e kohës së qëndrimit të turistëve dhe kthimi i Elbasanit në një destinacion me përvojë të plotë turistike.

Rritja e numrit të vizitorëve dhe zgjerimi i hartës turistike po tregojnë se potenciali i Elbasanit shkon përtej modelit tradicional të pushimeve dhe po krijon një profil të ri për qytetin.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nuk i bindemi listes serbe lvv paralajmeron tubim ne veri te mitrovices 6a2425536888d
Lajmi i mëparshëm

“Nuk i bindemi Listës Serbe” – LVV paralajmëron tubim në veri të Mitrovicës

vizita ne spanje papa thirrje per paqe lufta nuk ndalet me me shume dhune 6a2426344af71
Lajmi i radhës

Vizita në Spanjë, Papa thirrje për paqe: Lufta nuk ndalet me më shumë dhunë

Të fundit nga

ShkoLartë