elbasani perfshihet nga reshje shiu dhe debore ne cilat akse duhet te qarkullohet me

Elbasani përfshihet nga reshje shiu dhe dëbore, në cilat akse duhet të qarkullohet me zinxhirë

February 8, 2022
1 minut lexim

Qarku Elbasan që  prej mbrëmjes së një dite më parë është përfshirë nga reshje shiu e dëbore.

Nga raportimet e strukturave të Emergjencave Civile në bashki rezulton se situata është nën kontroll. Akset rrugore janë të hapura. Ka pasur prezencë inertesh në aksin Gramsh-Moglicë.

Prezencë dëbore ka pasur në aksin Elbasan-Gjinar ku në orët e para ka krijuar pak problematika në qarkullim, por tani rruga është e hapur.

Në rrugët e fshatrave që lidhen me Njësinë Administrative  Labinot Mal dhe në segmentin Lunik-Klenjë të aksit rrugor nacional Librazhd-Sterblevë duhet që lëvizja të kryhet me zinxhirë.

Deri më tani nuk ka probleme me prurjet e lumenjve dhe përrenjve në qark, ndërsa furnizimi me energji elektrike paraqitet pa probleme.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

askush nuk e ka goditur me shume shtyllen se lionel messi 620227635c942
Story i mëparshëm

Askush nuk e ka goditur më shumë shtyllën se Lionel Messi

d0b2d0b8d0b4d0b5d0be d0bfd180d0bed184 d0b4 d180 d181d0bfd0b0d181d0bed0b2 d188d0bad0bed0bbd0b0d182d0b0 d0b7d0b0 d0bfd0bed0bbd0b8d182 62022879e77a0
Story i radhës

ВИДЕО | Проф. д-р Спасов: Школата за политики при Претседателскиот центар цели кон изградба на солидарно и инклузивно општество

Të fundit nga

ShkoLartë