“Elbasani do të zgjedhë kulturën në vend të tallavasë”, Luçiano Boçi shpalos disa pika të programit

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, ka shpalosur disa pika të programit të tij.

Gjatë një takimi me ekspertë dhe qytetarë, Boçi tha se janë shumë çështje të infrastrukturës dhe shërbimeve që duhen zgjidhur.

Ai shtoi se primare do të jetë edhe çështja e taksave dhe tarifave, ku premtoi një ulje të ndjeshme të tyre.

Në fund të takimit, Boçi tha se qytetarët e Luçiano Boçido të zgjedhin kulturën në vend të tallavasë dhe të vërtetën në vend të mashtrimit.

“Do të zerojmë çdo tarifë për rikonstruksion banesazh. Do të rishikohen të gjitha taksat dhe tarifat. Çdo taksë do të ulet në maksimumin e mundshëm. Çdo i ri që hap biznes, nuk do të paguajë taksa vendore për 1 vit. Sot filialet e kompanive të mëdha paguajnë më shumë taksa dhe tarifa këtu sesa në Tiranë. Tarifat e ndërtimit për qytetarët do të jenë 50 % më pak se… Tarifa e pastrimit dhe hapsirës ulet me 50 %.

Kemi një mal me çështje për të zgjidhur mbi infrastrukturën dhe shërbimet. Do punojmë në qytet dhe zonat rurale. Atyre që pranojnë, brenda mandatit të parë do t’i jepet mundësia për banesë sociale. Karta e nxënësit, e studentit dhe pensionistit do të jepen brenda 3 muajve. Një studim i mirëfilltë do t’i bëhet transportit. Rrjeti i shërbimit urban, qytetit do t’i shtohet me stacione të reja.

Burimet njerëzore janë jetike. Brenda bashkisë ka një bërthamë ekspertësh dhe do ta pasurojmë me ekspertë të lënë në harresë nga politika, por që e duan shumë Elbasanin. Është detyra jonë të përfshijmë në qeverisje ata që e duan me shpirt Elbasanin. Ka vetëm një mënyrë sesi njeriu fiton mbi kohën, ai e jeton atë çdo ditë. Duke zgjedhur kulturën në vend të tallavasë dhe të vërtetën përballë mashtrimit. Elbasani do të dijë të mbështesë ndryshimin”, u shpreh Boçi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Edhe pak ditë kanë mbetur për të paguar këstin e parë të tatimit në pronë

Story i radhës

Për zgjedhjet në Kosovë, Serbia fajëson Perëndimin

Të fundit nga