fshehja e policeve gjate patrullimit veprim ne kundershtim me rregulloren 662e9307011c6

Fshehja e policëve gjatë patrullimit, veprim në kundërshtim me rregulloren

April 28, 2024
1 minut lexim

Fshehja e policëve në vende të ndryshme gjatë patrullimit në terren po del të jetë në kundërshtim me një rregullore të Policisë së Kosovës. Edhe ish-drejtues të institucioneve të Policisë po e vlerësojnë këtë si veprim jo korrekt nga Policia ndaj qytetarëve.

Kur vie puna për të gjobitur qytetarët që gjatë ngasjes në trafik bëjnë kundërvajtje, zyrtarë të Policisë së Kosovës nuk hezitojnë që ta kryejnë punën e tyre.

Por, shpesh gjatë patrullimit të njëjtit është vështirë të shihen nga ngasësit pasi ata fshihen në lokacione të ndryshe.

Mirëpo kjo po del të jetë në kundërshtim me rregulloren për operativë të Policisë, e cila e specifikon se patrullat e policisë duhet të qëndrojnë në pozicione të dukshme.

Rregullorja për Operativë në Policinë e Kosovës

“Ekipet patrulluese kryesisht patrullojnë në këmbë, duke qëndruar në vende publike të dukshme, në mënyrë që prezenca e tyre të ndikojë pozitivisht në sigurinë e qytetarëve, si dhe të jetë si proaktive në parandalimin e veprimeve të kundërligjshme. Shpërndarja e ekipeve patrulluese bëhet varësisht prej nevojave dhe situatës”, thotë rregullorja.

Sipas ish-kryeshefit të Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Valdet Hoxha, një gjë e tillë është bërë praktikë, e cila ai kërkon që të ndërpritet.

Është praktikë shumë e gabuar sepse krijon perceptimin e një mentaliteti gjobitës që do të duhej të jetë e kundërta pra preventiva. Nuk ka asgjë të keqe nëse qytetarët e identifikojnë vendin e patrullës policore dhe arrihet efekti me uljen e shpejtësisë”, deklaroi Valdet Hoxha – ish-Kryeshef i IPK-së.

Madje, ai sugjeron që në këso raste qytetarët t’i lajmërojnë në institucionet përgjegjëse.

“Çdo qytetar që dyshon që mund t’i jetë bërë e padrejtë duhet të adresohet qoftë në Inspektorat apo Polici pastaj në bazë të kompetencave delegohet tek njesiti përkatës”, shtoi Hoxha.

Vetëm në 24 orët e fundit, Policia ka shqiptuar gjithsej 1910 gjoba trafiku.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

vigan qorrolli qyteti me ikonik shqiptar ne hendboll ferizaj 662e928eb2ccd
Story i mëparshëm

Vigan Qorrolli: Qyteti me ikonik shqiptar në hendboll, Ferizaj 

e porositi mos perzihet ne zona tjera lloga i pergjigjet kovackit 662e933f17e1c
Story i radhës

E porositi mos përzihet në zona tjera/ Lloga i përgjigjet Kovaçkit…

Të fundit nga

ShkoLartë