Goli i Antoni Elanga kundër Atletico Madrid ishte goli i 500-të i Manchester Utd në Champions.
19-vjeçari ishte heroi i Manchester Utd në sfidën e sotme, teksa e veçanta është se ai arriti të shënonte në prekjen e parë të topit.
Elanga hyri në lojë në minutën e 75-të, ndërkohë që në të 80-tën, arriti të shkundte rrjetën.
Për sa i përket statistikave, vetëm Real Madrid (1001), Bayern Mynih (760) dhe Barcelona (624), kanë arritur të realizojnë më shumë gola në turneun më të rëndësishëm për klubet në Europë.