el clasico edhe ne formula 1 6422f76a55722

“El Clasico” edhe në Formula 1

March 28, 2023
1 minut lexim

Jemi në Formula 1 dhe jo në La Liga, ku rivalieti mes Barcelonës dhe Real Madrid është i madh.

E megjithatë, një derbi mes këtyre dy qyteteve ka lindur edhe për Formula 1, pasi të dyja dëshirojnë të organizojnë një garë.

Për momentin garat zhvillohen në Barcelonë, që ka një kontratë deri në vitin 2026, por pista katalanase shpesh është detyruar të bëjë modifikime për të mos dalë nga kalendari.

Ndërkohë që, Madridi hyn në lojë duke propozuar një pistë të re dhe modern, çka konfirmohet nga Stefano Domenicali, presidenti i Formula 1.

“Në Madrid po punojnë prë të organizuar një garë të Formula 1.

Për ne është një krenari që kemi kaq shumë kandidatë, çka tregon se F1 është shumë popullore.

Ne e dimë pasionin që kanë spanjollët për këtë sport, ndaj ne dëshirojmë të kemi gjatë këtu në Spanjë”, tha Domenicali.

“Na pëlqen interesimi i Madrid, ndërkohë që kemi edhe Barcelonën.

Ndaj, të organizojmë dy gara në Spanjë është e vështirë, pasi kemi shumë shtete që na kërkojnë.

Ne kemi një kontratë me Barcelonën, ndërkohë që në skenë ka hyrë edhe Madridi, të shohim se çdo të ndodhë”, tha Domenicali.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

mbreti charles pritet qe neser ta vizitoje gjermanine 6422f75cd246c
Story i mëparshëm

Mbreti Charles pritet që nesër ta vizitojë Gjermaninë

vazhdon pastrimi i lumenjve te vushtrrise 6422f77762838
Story i radhës

Vazhdon pastrimi i lumenjve të Vushtrrisë

Të fundit nga

Gjatë natës gjysma e Maqedonisë pa rrymë!

Gjysma e Maqedonisë ka mbetur pa energji elektrike gjatë natës. Në disa pjesë të vendit, energjia elektrike është kthyer sot në mëngjes rreth orës 6. Pa energji elektrike ka qenë edhe Shkupi.
ShkoLartë