Ekzekutimi i Ardian Nikulajt në lokalin e tij/ Gazetari tregon indicjet që çuan në zbardhjen e provave

Nga deklarata për mediat e drejtorit të Policisë Mehmet Rrumbullaku, është zbardhur ngjarja makabre e vrasjes së biznesmensit Ardian Nikulajt në Shëngjin.

Edmond Haxhia ka rezultuar se është porositësi i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.

Në emisionin ‘Në Shënjestër’ gazetari Xhevahir Zhabina foli për ekzekutimin e biznesmenit, ndërsa theksoi se provat kryesore ishin filmimet e kamerave që edhe zbuluan lëvizjet e grupit të përfshirë në vrasjen e 50-vjeçarit.

“Provat kryesore ishin kamerat e sigurisë që kanë treguar lëvizjet e grupit. Gjithashtu policia thotë se ka edhe prova shkencore dhe ato biologjike që kanë të bëjnë me rrobat. Në zonën e Gjadrit policia ka përftuar prova biologjike të personave që kanë marrë pjesë. Konflikti mes familjes Nikulaj dhe Lekstakajt daton që  nga viti 1997”, tha ndër të tjera ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Modelja e njohur shqiptare në lidhje dashurie me menaxherin e Malumës

Story i radhës

Flet avokati i Nagip Krasniqit: S’ka prova, ja çka ka ndikuar në inicimin e kësaj procedure

Të fundit nga