ekuipazhi i shenzhou 24 ka hyre ne statusin operativ 6b0892441136a

Ekuipazhi i “Shenzhou-24” ka hyrë në statusin operativ

November 26, 2026
1 minut lexim

Sot është dita e dytë që kur ekuipazhi i astronautëve të “Shenzhou-24” hyri në stacionin hapësinor “Tiangong” të Kinës. Në këtë moment, 400 kilometra mbi Tokë, Muhammad Zeeshan Alii, astronauti i parë i huaj që shkon në stacionin hapësinor kinez, ka hyrë shpejt në statusin operativ dhe po punon me astronautët kinezë për të përfunduar fluturimin e parë të përbashkët midis astronautëve kinezë e të huaj në historinë e programit të fluturimeve hapësinore me ekuipazh të Kinës.

Të mërkurën, ekuipazhi i “Shenzhou-24” hyri me sukses në “Tiangong”, duke shënuar herën e parë që një astronaut i huaj viziton stacionin hapësinor kinez. Gjatë qëndrimit në orbitë, astronauti pakistanez Muhammad Zeeshan Ali do të ndërmarrë gjithashtu eksperimente shkencore hapësinore në bashkëpunim kino-pakistaneze. Pas përfundimit të misionit të shkurtër të fluturimit të përbashkët, Ali do të kthehet në bordin e anijes kozmike me ekuipazh “Shenzhou-23”.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dhuna familjare shqiperi tete gra te vrara per 11 muaj 6b08923d1bed0
Lajmi i mëparshëm

​Dhuna familjare, Shqipëri: Tetë gra të vrara për 11 muaj

fiton 1 milion dollare ne lotari por arrestohet 6b0892aa7dbcf
Lajmi i radhës

Fiton 1 milion dollarë në lotari, por … arrestohet!

Të fundit nga

ShkoLartë