dhuna familjare shqiperi tete gra te vrara per 11 muaj 6b08923d1bed0

​Dhuna familjare, Shqipëri: Tetë gra të vrara për 11 muaj

November 26, 2026
1 minut lexim

Më shumë se gjysma e grave kanë përjetuar të paktën një formë dhune gjatë jetës së tyre në Shqipëri.

Brenda pesë vjetëve të fundit, 31 gra ishin viktima të femicidit, 27 prej të cilave u vranë me dashje nga partnerët e tyre intimë ose nga pjesëtarë të familjes, raporton RTSH.

Vetëm gjatë vitit 2026 deri më tani, organet ligj-zbatuese paraqitën në gjykatë 2 321 kërkesa për urdhra mbrojtjeje, ndërsa Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza mori mbi 4 000 telefonata.

Nga janari deri tani, u regjistruan tetë raste të vrasjes së grave e vajzave, kryesisht nga bashkëshortët, por edhe bota e krimit.

Në vitin 2025 u raportuan 5174 raste të dhunës në familje, 6 për qind më shumë se në vitin 2021. Vetëm gjysma e rasteve të raportuara shkuan në gjykatë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vrasja e trefishte ne gllogjan vellai i ledion hamzajt kerkon drejtesi e dime kush ta mori jeten 6b0891e17c348
Lajmi i mëparshëm

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, vëllai i Ledion Hamzajt kërkon drejtësi: “E dimë kush ta mori jetën”

ekuipazhi i shenzhou 24 ka hyre ne statusin operativ 6b0892441136a
Lajmi i radhës

Ekuipazhi i “Shenzhou-24” ka hyrë në statusin operativ

Të fundit nga

ShkoLartë