vrasja e trefishte ne gllogjan vellai i ledion hamzajt kerkon drejtesi e dime kush ta mori jeten 6b0891e17c348

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, vëllai i Ledion Hamzajt kërkon drejtësi: “E dimë kush ta mori jetën”

November 26, 2026
min lexim

Brikend Hamzaj, vëllai i Ledion Hamzajt, njërit prej tre viktimave të vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit, ka reaguar pas shpalljes së pafajshëm të tre të akuzuarve për këtë rast, duke kërkuar zbardhjen e plotë të vrasjes dhe vendosjen e drejtësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Hamzaj ka shprehur dhimbjen e familjes për humbjen e të afërmit të tyre, por edhe pakënaqësinë për atë që e cilëson si heshtje dhe mungesë të drejtësisë. Ai ka thënë se familja e di të vërtetën dhe se nuk do të ndalet së kërkuari përgjegjësi për vrasjen e vëllait të tij.

“Ti pusho në paqe, vëllau im. Vallja jote nuk ka mbaruar. Ne, si familje, e dimë shumë mirë se kush ta ndali vallen. E dimë të vërtetën dhe e dimë kush ta mori jetën”, ka shkruar Hamzaj.

Hamzaj ka theksuar se familja ka pritur me durim përfundimin e procesit gjyqësor dhe ka respektuar ligjin, por tani kërkon që edhe institucionet ta përmbushin përgjegjësinë e tyre.

“Ne, si familje, i kemi dhënë fjalën shtetit të Kosovës se do të presim deri në fund, deri sa të rrahet çekiçi i fundit i drejtësisë. Kemi duruar, kemi pritur dhe kemi respektuar ligjin, edhe pse dhimbja jonë nuk ka pushuar asnjë ditë. Ne fjalën tonë e kemi mbajtur. Tani është radha e shtetit ta mbajë fjalën e vet. Kërkojmë drejtësi. Kërkojmë që e vërteta të dalë në dritë dhe ata që janë përgjegjës të marrin dënimin që meritojnë, sipas ligjit”, ka shkruar ai.

Reagimi i tij vjen pas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Pejë, e cila më 23 tetor 2026 shpalli të pafajshëm Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetajn për akuzën e vrasjes së trefishtë në Gllogjan.

Gjykata konstatoi se provat e paraqitura gjatë procesit nuk dëshmuan përtej dyshimit të arsyeshëm përfshirjen e tyre në vrasje. Ndërkaq, Halil dhe Kreshnik Mehmetaj u dënuan për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Vrasja e trefishtë ndodhi më 26 nëntor 2021, kur një autobus që po udhëtonte në drejtim të Gllogjanit u sulmua me armë zjarri. Nga të shtënat mbetën të vrarë shoferi i autobusit, Gani Gjokaj, dhe dy nxënësit, Ledion Hamzaj e Genta Mustafaj. Një tjetër pasagjer mbeti i plagosur.

Rasti tronditi opinionin publik, ndërsa edhe pas pesë vjetësh, familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe vendosjen e drejtësisë

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

krosi dap i dhuron automjet te posacem per transportin e pacienteve ndermjet klinikave 6b088132eb10a
Lajmi i mëparshëm

Krosi: DAP-i dhuron automjet të posaçëm për transportin e pacientëve ndërmjet klinikave

dhuna familjare shqiperi tete gra te vrara per 11 muaj 6b08923d1bed0
Lajmi i radhës

​Dhuna familjare, Shqipëri: Tetë gra të vrara për 11 muaj

Të fundit nga

ShkoLartë