Në fillim të këtij viti Twitter konfimoi se të dhënat personale të 5.4 milionë përdoruesve janë vjedhur për shkak të një dobësie sigurie në API ndërsa kompania u shpreh se nuk kishte evidentuar raste të shfrytëzimit.
Tani të gjitha llogaritë janë ekspozuar në një forum hakerësh raportoi BleepingComputer. Gjithashtu 1.4 milionë llogari të tjera të mbyllyra të përdoresve raportohet se janë ndarë privatisht.
Vetë pronari i forumit quajtur Breached kishte thënë për BleepingComputer se ai ishte përgjegjës për vjedhjen e të dhënave.
Ai tha se kishte marrë 1.4 milionë profile të mbyllura përmes një API-je tjetër por këto të dhëna i ka ndarë privatisisht me vetëm disa individë.
Eksperti i sigurisë Chad Loder zbuloi se dhjetëra miliona rekorde të tjera të Twitter mund të jenë vjedhur duke përdorur të njëjtën API. Të dhënat private mund të jenë numra telefoni së bashku me informacione publike.
Informacionet e rrjedhura mund të përdoren në sulme phishing nga hakerët por edhe skema të tjera mashtrimi. /PCWorld Albanian