Ribashkohen Tuna dhe Cozman (FOTO LAJM)

Përveç historisë së tyre shumë të komentuar të dashurisë, që mori fund disa vite më parë, Tuna dhe Cozman sollën disa hite për publikun vite më parë.

Këngë si “Fenix” apo “Holla”, u patën mjaft sukses, por që pasi Tuna dhe Cozman i dhanë fund lidhjes romantike, ata nuk kanë sjellë një projekt tjetër muzikor së bashku.

Por një lajm i papritur ka ardhur së fundmi rreth ish-çiftit.

“Prive”, raporton nga burime, se Tuna dhe Cozman janë në diskutime për të sjellë një duet së bashku.

“Tuna dhe Cozman, pjesën personale nuk e kanë në mes. Ata janë pajtuar prej kohësh që të bashkojnë forcat, megjithatë puna ende nuk ka nisur”- thuhet më tej nga emisioni.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Udhëtimi i Ismail Qemal Vlorës nga Stambolli në Vlorë dhe disa çështje të mëvetësisë

Story i radhës

Ekspozohen 5.4 milionë llogari të Twitter në forume hakerësh

Të fundit nga