Ekspertja e higjienës tregon arsyet pse nuk duhet të laheni…kurrë

November 2, 2022
1 minut lexim

Miliona njerëz bëjnë dush në mëngjes si pjesë e rutinës së tyre për t’u zgjuar dhe për t’u ndjerë të freskët për ditën.

Por, sipas një eksperte të higjienës, larja çdo ditë nuk është me të vërtetë e rëndësishme dhe nuk ka nevojë bëhet kurrë.

Profesoresha Sally Bloomfield, e Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, thotë se e vetmja arsye që ne bëjmë dush është të jemi ‘të pranueshëm nga shoqëria’ duke shmangur erën ‘e keqe’ të trupit.

Ajo tha se larja e tepërt mund të heqë mikroorganizmat që jetojnë në trupin tonë dhe ndihmojnë në kontrollin e niveleve të yndyrës në lëkurë. Në teori, dermatologët thonë se kjo mund ta bëjë lëkurën më të ndjeshme ndaj irrituesve.

Profesoresha thotë:

Për mendimin tim, ne nuk kemi nevojë të bëjmë dush çdo ditë. Ka mikrobe në trupin tonë që prodhojnë aromë të keqe, por ato nuk janë të dëmshme për ne. Dhe arsyeja pse bëjmë banjë dhe dush është se duam të heqim qafe ato aroma dhe duam të ndihemi rehat. Kjo është mirë por për sa i përket parandalimit të sëmundjes, nuk është me të vërtetë e rëndësishme. Nuk kemi nevojë të bëjmë dush apo të lahemi fare. Arsyeja që ne e bëjmë këtë është të jemi të pranueshëm nga shoqëria. Ne e bëjmë këtë në verë për të hequr qafe djersën, për të na bërë të ndihemi më rehat.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Katër shenjat manipuluese dhe gënjeshtare

Story i radhës

Rusia merr vendimin ekstrem ndaj Fondacionit më të madh të informacionit

Të fundit nga

Myrto Uzuni mes La Ligas dhe SHBA-së

Myrto Uzuni po bën paraqitje fantastike me Granadan në Spanjë, ku po shënon gola të rëndësishëm. Sulmuesi beratas ka hyrë gjithashtu në historinë e skuadrës spanjolle, teksa është bërë golashënuesi i këtij
ShkoLartë