Ekspertët zbulojnë 5 gjërat për të cilat çiftet zihen më shumë para Vitit të Ri

min lexim

Shumë çifte zihen shpesh gjatë festave dhe arsyet për këtë janë të shumta. Shumica janë nervozë në këtë kohë dhe në gjithë kaosin dhe konfuzionin që dominon, ka debate dhe zemërim, në vend që thjesht të shijojmë hijeshitë që sjellin festat.

Disa terapistë kanë zbuluar disa nga grindjet më të zakonshme që çiftet kanë gjatë pushimeve, si dhe këshilla se si t’i zgjidhni ato.

Familja

Fatkeqësisht, familja mund të jetë një nga arsyet kryesore që çiftet zihen gjatë pushimeve. Familja juaj dëshiron që ju t’i kaloni pushimet me ta dhe ndoshta të njëjtat dëshira ka edhe familja e partnerit tuaj. Për të shmangur konfliktet, përpiquni të bini dakord që çdo vit t’i kaloni pushimet me njëri-tjetrin. Ose mund të kaloni Krishtlindjet me familjen tuaj dhe Vitin e Ri me të tijën. Në thelb, ka gjithmonë një zgjidhje, është e rëndësishme të gjesh një kompromis që kënaq të dyja palët, shpjegoi Becky Whetstone, terapiste e martesës dhe familjes.

Dhurata

Mos e hidhëroni të dashurin tuaj nëse ai nuk ju ka dhënë atë që keni imagjinuar. Nuk ka kuptim të zemëroheni dhe të grindeni për dhuratën. Mendoni me kujdes se çfarë fshihet pas dhuratës që ju ka bërë partneri. Tregoni mirënjohje edhe nëse nuk ju pëlqen ajo që ju ka bërë. “Disa njerëz thjesht nuk janë shumë kreativë kur bëhet fjalë për dhuratat, por është e rëndësishme që ata të kujtohen dhe të tregojnë se kujdesen për ju”, tha psikologia Ann Crowley.

Paratë

“Marrëdhëniet mund të bëhen shumë të tendosura pasi dallimet në mënyrën se si ju dhe partneri juaj i trajtoni paratë bëhen të dukshme për shkak të shpenzimeve të pushimeve,” u shpreh terapisti Kurt Smith. Ai gjithashtu thotë se mund ta shmangni problemin nëse paraprakisht flisni me partnerin për shpenzimet e pushimeve dhe bini dakord për një plan shpenzimesh që do të ndiqni të dy, shkruan abcnews.al.

Duke kaluar kohë së bashku

Festat na sjellin shumë momente familjare dhe nëse nuk tregoheni të kujdesshëm mund të sjellin shumë probleme. Shumica e çifteve në fakt lehtësohen kur mbarojnë pushimet sepse mund të kthehen në shtëpinë e tyre të qetë, ku prindërit nuk janë të pranishëm.

Punët e shtëpisë

Pushimet mbarojnë siç fillojnë – me pastrim. Letrat e ambalazhit, thërrimet e ushqimit dhe njollat ​​duhet të pastrohen dhe dekorimet të hiqen. Nuk ka nevojë që ju dhe partneri juaj të grindeni sepse nuk mund të bini dakord se kur dhe kush do të bëjë çfarë. E vetmja mënyrë për ta bërë këtë pa u grindur është të ndani detyrat menjëherë dhe secili bën pjesën e vet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vdes në moshën 93 vjeçare ikona e televizionit amerikan, Barbara Walters

Story i radhës

Rama urim për Vitin e Ri nën tingujt e violinës: Qoftë një kohë për paqe, dashuri dhe plot të qeshura

Të fundit nga